Lojërat Olimpike 2024/ Sabotohen rrjetet e fibrave optike në të gjithë Francën

Rrjetet e fibrave optike janë ‘sabotuar ‘ në të gjithë Francën, disa ditë pasi sabotimit të rrjetit hekurudhor, i cili shkaktoi kaos udhëtimesh në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike. Sipas informacioneve, gjatë natës, kabllot me fibra optike që kalonin pranë shinave dhe garantonin transmetimin e informacionit të sigurisë për drejtuesit e mjeteve (drita të [...]Read More...

Lojërat Olimpike 2024/ Sabotohen rrjetet e fibrave optike në të gjithë Francën

Rrjetet e fibrave optike janë ‘sabotuar ‘ në të gjithë Francën, disa ditë pasi sabotimit të rrjetit hekurudhor, i cili shkaktoi kaos udhëtimesh në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike.

Sipas informacioneve, gjatë natës, kabllot me fibra optike që kalonin pranë shinave dhe garantonin transmetimin e informacionit të sigurisë për drejtuesit e mjeteve (drita të kuqe, çelësa etj.) janë prerë dhe djegur në lokacione të ndryshme.

Megjithatë, Parisi, fokusi i Lojërave Olimpike 2024, nuk u prek nga sabotimi, shtoi i njëjti burim, duke theksuar se u prekën departamentet e Bouches-du-Rhône, Aude, Oise, Hérault, Meuse dhe Drôme.

/abcnews.al