Ftesa e presidentes për zgjedhjet/ Krerët e partive opozitare tregojnë opsionet

Gjatë kësaj jave pritet të mbahet takimi ndërmjet presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe liderëve të partive politike, ku do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare. Takimi pritet të mbahet më 31 korrik, në orën 14:00, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa subjektet politike tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Ftesës […]

Ftesa e presidentes për zgjedhjet/ Krerët e partive opozitare tregojnë opsionet
ftesa-e-presidentes-per-zgjedhjet/-kreret-e-partive-opozitare-tregojne-opsionet

ftesa-e-presidentes-per-zgjedhjet/-kreret-e-partive-opozitare-tregojne-opsionet

Gjatë kësaj jave pritet të mbahet takimi ndërmjet presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe liderëve të partive politike, ku do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.

Takimi pritet të mbahet më 31 korrik, në orën 14:00, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa subjektet politike tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Ftesës së presidentes për takim iu përgjigjen partitë opozitare në vend.
Lidhja Demokratike, Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaruan se i përgjigjen një ftese të tillë, duke potencuar se presin pajtueshmëri për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë.

Haziri: Pa LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës për ” Front Online” thotë kryetari i partisë do të merr pjesë në takimin e së mërkurës për caktimin e datës së zgjedhjeve, me presidenten Osmani.

Haziri thekson se nga ky takim pret që kjo e fundit të dëgjoj opozitën me kujdes, për dallim nga herat e kaluara.

“Kryetari i LDK-së do të merr pjesë në takimin e së mërkurës me presidenten Osmani.
Sa i përket datës së zgjedhjeve kjo është çështje e konsultimeve të brendshme, sepse është takimi i parë. Ne presim me dëgju iden e presidentes, cili është qellimi, cili është kërkesa dhe pritjet e saj në veçanti. Sipas ftesës, ajo ka hyrë në fazën e detyrës Kushtetuese për konsultime me partitë politike. Shpresoj shumë  që kësaj here ta dëgjojë opozitën me kujdes për dallim prej herave të kaluara”,
theksoi ai.

Haziri thotë se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje nga 19 nëntori i vitit të kaluar, pra nga mbajtja e Kuvendit dhe Konventa e LDK-së.

“LDK-ja ka qenë e gatshme qysh dje, çdo ditë, prej 19 nëntorit të vitit 2023 kur LDK ka mbajtë Kuvendin dhe Konventën e saj zgjedhore, ne i kemi politikat e zbardhuna sektoriale, buxhetore, objektivat zhvillimore dhe ndalimin e degradimit të politikës”, deklaroi tutje ai.

Haziri thotë se e definon që pa LDK-në as nuk ka procese, nuk shkaktohen procese as nuk mbyllen procese.

“E kem bërë të qartë politikën tonë, jemi të gatshëm për proceset. Kjo është ajo që unë e definoj pa LDK-në as nuk ka procese, nuk shkaktohen procese as nuk mbyllen procese. Ne do të sillemi karshi kësaj situate dhe rolit tonë me përgjegjësi të madhe në interes të qytetarëve”, tha ai.

Haziri pret që data e zgjedhjeve të caktohet me koncensus, por ai dyshon në Vetvendosjen. Ai thotë poashtu se Kosova është e ndarë politikisht.

“Tash prej gushtit, praktikisht Kosova hyn në fazën e rregullt zgjedhor por çdo datë që caktohet me koncensus evetnualisht është e mire edhe pse dyshoj që Vetvendosje të sillet me ndërtimin e një koncenzusi. Deri tani asnjë vendim nuk është konsensual. Kosova është ndarë politikisht”, tha Haziri për Front Online.

Beqa: Sa më shpejtë të shkoj kjo Qeveri në shtëpi më mirë për qytetarët dhe vendit, kanë dështuar në të gjitha sferat

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa thotë për “Front Online” ftesa e presidentes Osmani për takim me partitë politike buron nga Kushtetuta e Kosovës, pasi kemi hyrë në kohën kur duhet t’i konsultoj ato për caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Ftesa e presidentes që u ka bërë subjekteve politike parlamentare për të diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve, buron nga Kushtetuta e Kosovës. Presidenca e ka obligim një konsultim sepse tani ka hyrë në kohën kur duhet t’i ftoj subjektete politike”, tha ai.

Beqaj thotë se qëndrimin rreth zgjedhjeve PDK-ja do ta thotë në takim, por sipas tij, PDK është e gatshme dhe ato duhet të mbahen sa më shpejtë.

“Sa i përket PDK-së, do ta thotë qëndrimin e vet gjatë takimit. Siç e dini qëndrimi paraprak ka qenë publik po tani do të diskutohet nga përfaqësuesit e partisë që marrin pjesë në takim. PDK është dhe ka qenë e gatshme për zgjedhjet, dhe ato duhet të mbahen sa më shpejtë”, theksoi deputeti.

Për deputetin Beqa sa më parë të shkoj kjo qeveri në shtëpi është në favor të qytetarëve, vendit, madje edhe vetë qeverisë.

“Mendoj që sa më shpejtë të shkoj kjo qeveri në shtëpi aq më mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, për vendin por është edhe më mirë edhe për Qeverinë e cila ka dështuar në të gjitha sferat. Nuk ka asnjë punë që ë ka bërë për më shumë se tri vitee që mund të mburret me të”, tha Beqa për Front Online.

Kadrijaj: Besoj se do të ketë pajtueshmëri për datën e zgjedhjeve, pas takimit me presidenten

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj thotë për “Front Online” se pret në takimin e së mërkurës me presidenten Osmani të ketë pajtueshmëri rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

“Nuk e dijmë se çfarë do të diskutohet në takimine  së mërkurës me presidenten Osmani përveç për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë. Besoj që aty të ketë pajtueshmëri të mbajtjes së datës së zgjedhjeve. Nuk e di se çfarë date apo kur do të kërkojnë parititë politike të mbahen ato”, tha ajo.

Deputetja nuk dha detaje se cila datë do të jetë propozim nga AAK-ja drejtuar  presidentes Osmani lidhur me mbajtjes e zgjedhjeve.

“Datën që e ka AAK si propozim për mbajtje të zgjedhjeve do të bëhet publike posa të përfundoj takimi”,
potencoi ajo.

Në fund Kadrijaj shtoi se partia është e gatshme për mbajtjen e zgjedhje në çfarë kohe.

“AAK është e gatshme për zgjedhje kurdo që të mbahen”,
tha ajo për Front Online.