Gazetarit rus iu mohua akreditimi për të mbuluar Lojërat Paraolimpike

Gazetarit të agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i është refuzuar akreditimi për Lojërat Paraolimpike në Paris për arsye sigurie, njoftoi Ministria e Jashtme franceze mbrëmjen e kësaj të premte.  “Çdo person që kërkon akreditim për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike në Paris 2024 i nënshtrohet një hetimi [...]Read More...

Gazetarit rus iu mohua akreditimi për të mbuluar Lojërat Paraolimpike

Gazetarit të agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i është refuzuar akreditimi për Lojërat Paraolimpike në Paris për arsye sigurie, njoftoi Ministria e Jashtme franceze mbrëmjen e kësaj të premte.

 “Çdo person që kërkon akreditim për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike në Paris 2024 i nënshtrohet një hetimi administrativ të sigurisë”, tha zëdhënësi i ministrisë Christophe Lemoine.

Ai shtoi se në përfundim të asaj procedure është vendosur që gazetarit në fjalë të mos akreditohet.

Diplomacia franceze njoftoi se “një procedurë e tillë parashikohet nga legjislacioni francez dhe se ajo vlen edhe për gazetarët”.

Gjatë Lojërave Olimpike, nga 26 korriku deri më 11 gusht, katër gazetarëve të agjencisë ruse të lajmeve TASS iu hoq akreditimi.

Rusia është përjashtuar nga Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike 2024 për shkak të luftës në Ukrainë. Vetëm 15 atletë rusë u akredituan për të konkurruar në Lojërat Olimpike, por me një status neutral./abcnews.al