Gërvalla, Aliu e Haxhiu bashkë me Kurtin te Mickoski në Shkup, pas takimit dy kryeministrat flasin për mediat

ZKM ka njoftuar se kryeministri Kurti ka udhëtuar për vizitë pune në Shkup me ministret Donika Gërvalla e Albulena Haxhiu dhe ministrin Liburn Aliu. Kurti do të takohet me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, me të cilën do të ketë një takim bilateral dhe pas takimit të dy do të deklarohen për media. “Kryeministri […]

Gërvalla, Aliu e Haxhiu bashkë me Kurtin te Mickoski në Shkup, pas takimit dy kryeministrat flasin për mediat
gervalla,-aliu-e-haxhiu-bashke-me-kurtin-te-mickoski-ne-shkup,-pas-takimit-dy-kryeministrat-flasin-per-mediat

gervalla,-aliu-e-haxhiu-bashke-me-kurtin-te-mickoski-ne-shkup,-pas-takimit-dy-kryeministrat-flasin-per-mediat

ZKM ka njoftuar se kryeministri Kurti ka udhëtuar për vizitë pune në Shkup me ministret Donika Gërvalla e Albulena Haxhiu dhe ministrin Liburn Aliu.

Kurti do të takohet me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, me të cilën do të ketë një takim bilateral dhe pas takimit të dy do të deklarohen për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka udhëtuar për vizitë pune në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Atje, ai do të pritet nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, me të cilën do të ketë një takim bilateral. Pas takimit, kryeministri Kurti dhe kryeministri Mickoski do të deklarohen për media. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik 2024.”

Kjo vizitë e Kurtit vjen pak ditë pas incidentit të presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, ku Presidenca tha se iu kërkua të skanohej telefoni i saj nga stafi i aeroportit.