Gjenden dy trupa në një makinë të djegur në Suedi

Policia suedeze gjeti dy trupa në një makinë të djegur të marrë me qira nga një shtetas britanik. Shoferi dhe pasagjeri, të cilët kaluan nga Danimarka në qytetin e Malmos në jug të Suedisë, u qëlluan të dielën, sipas gazetës “Aftonbladet”, siç raporton Guardian. Një Toyota RAV4, e cila ishte marrë me qira në aeroportin [...]Read More...

Gjenden dy trupa në një makinë të djegur në Suedi

Policia suedeze gjeti dy trupa në një makinë të djegur të marrë me qira nga një shtetas britanik.

Shoferi dhe pasagjeri, të cilët kaluan nga Danimarka në qytetin e Malmos në jug të Suedisë, u qëlluan të dielën, sipas gazetës “Aftonbladet”, siç raporton Guardian. Një Toyota RAV4, e cila ishte marrë me qira në aeroportin e Kopenhagës, është djegur në zonën industriale të Malmö.

Bëhet e ditur se vetura është marrë me qira nga një shtetas i Britanisë së Madhe, ndërsa ekipi mjeko-ligjor suedez po punon për identifikimin e viktimave. Policia nuk pranoi të komentonte nëse vrasjet ishin të lidhura me dhunën e bandave në Suedi, por Interpoli thuhet se është përfshirë në hetim pasi viktimat kaluan kufijtë ndërkombëtarë gjatë udhëtimeve të tyre.

Vitet e fundit, Suedia ka parë një rritje të dhunës midis bandave kriminale që luftojnë për trafikun e armëve dhe drogës dhe, Suedia ka shkallën e dytë më të lartë të vdekjeve nga krimi me armë në Evropë, pas Shqipërisë. Në vitin 2022, në Suedi ka pasur 391 të shtëna, 62 prej të cilave fatale./abcnews.al