Gjermani: 23 të lënduar në një park lodrash

Të paktën 23 persona janë lënduar pranë Lajpcigut në Gjermaninë lindore, pasi dy gondola të një lodre morën flakë në një festival muzikor. Sipas autoriteteve, zjarri filloi në një gondolë dhe u përhap në të dytën, teksa katër persona kanë pësuar djegie dhe një ka pësuar lëndime nga rrëzimi. Të tjerët, përfshirë reaguesit e parë […] The post Gjermani: 23 të lënduar në një park lodrash appeared first on Albinfo.

Gjermani: 23 të lënduar në një park lodrash

Të paktën 23 persona janë lënduar pranë Lajpcigut në Gjermaninë lindore, pasi dy gondola të një lodre morën flakë në një festival muzikor.

Sipas autoriteteve, zjarri filloi në një gondolë dhe u përhap në të dytën, teksa katër persona kanë pësuar djegie dhe një ka pësuar lëndime nga rrëzimi. Të tjerët, përfshirë reaguesit e parë dhe të paktën katër oficerë policie, do të ekzaminoheshin në spital për thithjen e mundshme të tymit, raporton agjencia e lajmeve “dpa”.

Incidenti ndodhi në festivalin e Highfield, në liqenin Stormthaler, pranë Leipzig. Policia po heton për shkaqet e zjarrit, transmeton albinfo.ch.

 

The post Gjermani: 23 të lënduar në një park lodrash appeared first on Albinfo.