Gjermani: Rritet numri i shqiptarëve në krimin e organizuar

Pjesëmarrja e shqiptarëve në krimin e organizuar në Gjermani ka marrë përmasa të reja, duke u theksuar në raportin më të fundit të Zyrës Federale të Kriminalistikës (BKA) për vitin 2023. Ky raport, i prezantuar të enjten në Berlin, vë në dukje një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve shqiptarë të dyshuar për përfshirje […] The post Gjermani: Rritet numri i shqiptarëve në krimin e organizuar appeared first on Albinfo.

Gjermani: Rritet numri i shqiptarëve në krimin e organizuar

Pjesëmarrja e shqiptarëve në krimin e organizuar në Gjermani ka marrë përmasa të reja, duke u theksuar në raportin më të fundit të Zyrës Federale të Kriminalistikës (BKA) për vitin 2023. Ky raport, i prezantuar të enjten në Berlin, vë në dukje një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve shqiptarë të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale. Sipas të dhënave, numri i shtetasve shqiptarë të dyshuar për krime të organizuara është rritur në 285, nga 254 që ishte në vitin 2022. Përveç shqiptarëve nga Shqipëria, rreth 100 të dyshuar vijnë nga Kosova. Bie në sy se 40% e shqiptarëve të përfshirë në këto aktivitete kriminale janë persona që kanë kërkuar azil në Gjermani dhe kanë përfituar nga sistemi social. Në këtë grup, shqiptarët zënë vendin e dytë, pas shtetasve sirianë.

Raporti i BKA-së tregon se grupet kriminale shqiptare janë të përfshira gjithnjë e më shumë në tregtinë dhe trafikimin e drigës. Aktiviteti kryesor i këtyre grupeve është trafiku i kokainës dhe produktet e kanabisit. Sipas raportit, në vitin 2023 u zhvilluan 23 procese hetimore për shqiptarët për trafik kokaine dhe 15 për kontrabandë me produkte kanabisi.

Një aspekt tjetër i kriminalitetit të shqiptarëve që del në pah nga ky raport është rritja e dhunës dhe e përdorimit të armëve të zjarrit. Grupet gjithashtu kanë filluar të përdorin teknologji moderne për të anashkaluar autoritetet, përmes komunikimeve të koduara dhe përdorimit të teknologjive të reja, duke e bërë më të vështirë ndjekjen e tyre. Në raport, shqiptarët renditen të dytët pas gjermanëve sa i përket përdorimit të teknologjive të tilla, duke kaluar grupe të tjera si ato turke, serbe dhe italiane.

Krimi i organizuar i lidhur me drogën mbetet një prej shqetësimeve kryesore të autoriteteve gjermane. Rreth 40% e proceseve hetimore të krimit të organizuar për vitin 2023 kanë pasur të bënin me tregtinë e paligjshme të lëndëve narkotike, tha Holger Münch, drejtori i BKA-së.

Ministrja gjermane e punëve të brendshme, Nancy Faeser, lavdëroi punën e autoriteteve në zbulimin dhe goditjen e grupeve të krimit të organizuar, duke nënvizuar se rritja e numrit të rasteve të zbuluara tregon për suksesin e organeve hetimore. Faeser theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar, duke marrë si shembull pozitiv edhe krijimin së fundmi të një aleance

The post Gjermani: Rritet numri i shqiptarëve në krimin e organizuar appeared first on Albinfo.