Gjermania do të dëbojë emigrantët e paligjshëm, Scholz: Do të përshpejtojmë deportimet

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka konfirmuar mbështetjen e tij për rritjen e deportimeve të emigrantëve të paligjshëm. Deklarata e tij vjen pak ditë pas sulmit me thikë që shkaktoi tre të vdekur në qytetin perëndimor të Solingenit dhe nxiti thirrjet partive opozitare për reformim të menjëhershëm të politikave të azilit, transmeton albinfo.ch. “Deportimet duhet të […] The post Gjermania do të dëbojë emigrantët e paligjshëm, Scholz: Do të përshpejtojmë deportimet appeared first on Albinfo.

Gjermania do të dëbojë emigrantët e paligjshëm, Scholz: Do të përshpejtojmë deportimet

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka konfirmuar mbështetjen e tij për rritjen e deportimeve të emigrantëve të paligjshëm.

Deklarata e tij vjen pak ditë pas sulmit me thikë që shkaktoi tre të vdekur në qytetin perëndimor të Solingenit dhe nxiti thirrjet partive opozitare për reformim të menjëhershëm të politikave të azilit, transmeton albinfo.ch.

“Deportimet duhet të përshpejtohen, me rregullore ligjore nëse është e nevojshme. Nevojitet një zbatim i qendrueshëm dhe praktik i ligjeve ekzistuese, përfshirë ato për emigrantët që aplikojnë për azil në Gjermani dhe jo në vendin e parë të Bashkimi Europian, ku ata mbërrijnë në kundërshtim me Rregulloren e Dublinit. Me siguri do të ketë kuptim të krijohet një grup i posaçëm për ta studiuar një gjë të tillë”, ka thënë ai.

Kreu i CDU-së, Friedrich Merz, në ARD, e akuzoi qeverinë e Scholz-it për një “politikë naive të emigracionit” dhe përveç pretendimeve për dëbime në Siri dhe Afganistan, Merz rinovoi gjithashtu kërkesën për ndalimin e pranimit të refugjatëve nga këto vende, ndërsa këmbënguli gjithashtu për kontrolle të vazhdueshme dhe kthime që në kufi.

 

The post Gjermania do të dëbojë emigrantët e paligjshëm, Scholz: Do të përshpejtojmë deportimet appeared first on Albinfo.