Kompania ajrore që po ul çmimet për 50% pas rënies së fitimeve

Kompania ajrore “Ryanair” thotë se pret që çmimet e verës të jenë shumë më të ulëta se vitin e kaluar, pasi fitimet në linjën ajrore ranë me pothuajse 50%. Ryanair tani pret që tarifat midis korrikut dhe shtatorit të jenë “materialisht më të ulëta” se vitin e kaluar. Zyrtari kryesor financiar, Neil Sorahan, tha se […] The post Kompania ajrore që po ul çmimet për 50% pas rënies së fitimeve appeared first on Albinfo.

Kompania ajrore që po ul çmimet për 50% pas rënies së fitimeve

Kompania ajrore “Ryanair” thotë se pret që çmimet e verës të jenë shumë më të ulëta se vitin e kaluar, pasi fitimet në linjën ajrore ranë me pothuajse 50%.

Ryanair tani pret që tarifat midis korrikut dhe shtatorit të jenë “materialisht më të ulëta” se vitin e kaluar.

Zyrtari kryesor financiar, Neil Sorahan, tha se ai mendonte se konsumatorët thjesht po tregoheshin “pak më të kursyer, pak më të kujdesshëm” me paratë e tyre.

Ai shtoi se pas dy vjetësh rritjeje të kërkesës për udhëtime, “ka pak kthim”.

“Çmimet tani janë duke u bërë më të ulëta se një vit më parë dhe fitimi vazhdon të përkeqësohet”, tha shefi i saj, Miçael O’Leary, në një prezantim duke njoftuar rezultatet e tij të fundit.

Megjithatë, rezultatet e dobëta tregojnë një bum çmimesh, kjo pasi pandemisë që gëzojnë linjat ajrore mund t’i vijë fundi, me kompanitë e tjera ajorore, të cilat kohët e fundit kanë paralajmëruar për rënien e çmimeve të biletave.

Ryanair është një kompani ajrore që ka filluar të operojë në vendin tonë në tetor të vitit 2023.

 

The post Kompania ajrore që po ul çmimet për 50% pas rënies së fitimeve appeared first on Albinfo.