Amerikanët humbën mbi 5.6 miliardë dollarë në skemat e mashtrimit me kriptovaluta

Mbi 5.6 miliardë dollarë është shuma që ameriaknët kanë humbur vitin e kaluar, duke u përfshirë në skema të mashtrimit me kriptovaluta. Një gjë e tillë është bërë e ditur në një raport të FBI-së, i cili citohet nga AP. Këto humbje konsiderohen se kanë pësuar rritje prej 45 për qind krahasuar me humbjet e […] The post Amerikanët humbën mbi 5.6 miliardë dollarë në skemat e mashtrimit me kriptovaluta appeared first on Albinfo.

Amerikanët humbën mbi 5.6 miliardë dollarë në skemat e mashtrimit me kriptovaluta

Mbi 5.6 miliardë dollarë është shuma që ameriaknët kanë humbur vitin e kaluar, duke u përfshirë në skema të mashtrimit me kriptovaluta. Një gjë e tillë është bërë e ditur në një raport të FBI-së, i cili citohet nga AP.

Këto humbje konsiderohen se kanë pësuar rritje prej 45 për qind krahasuar me humbjet e vitit 2022.

FBI-ja ka njoftuar se ka pranuar afro 70 mijë ankesa në vitin 2023 nga viktimat e mashtrimeve financiare, ku janë përfshirë bitcoin, ether apo kriptovaluta të tjera.

Skema që goditi më së tepërmi ishte mashtrimet me investime, që përbën 3.96 miliardë të humbjeve.

“Natyra e decentralizuar e kriptovalutave, shpejtësia e transaksioneve të pakthyeshme dhe aftësia për të transferuar vlerë në mbarë botën, e bëjnë kriptovalutën një mjet tërheqës për kriminelët, ndërkohë që krijon sfida për të rikuperuar fondet e vjedhura”, ka shkruar Michael Nordwall, ndihmësdrejtor i Departamentit për hetim penal në FBI.

 

 

 

 

 

The post Amerikanët humbën mbi 5.6 miliardë dollarë në skemat e mashtrimit me kriptovaluta appeared first on Albinfo.