Maqedonia e Veriut nuk do të ekstradojë ish-ushtarin e UÇK-së

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka njoftuar se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e shtetasit të Kosovës, Blerim Ramadani. Ramadani më 17 korrik 2024, në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, është ndaluar Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i UÇK-së, në bazë të një fletëarresti të Serbisë […] The post Maqedonia e Veriut nuk do të ekstradojë ish-ushtarin e UÇK-së appeared first on Albinfo.

Maqedonia e Veriut nuk do të ekstradojë ish-ushtarin e UÇK-së

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka njoftuar se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e shtetasit të Kosovës, Blerim Ramadani.

Ramadani më 17 korrik 2024, në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, është ndaluar Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i UÇK-së, në bazë të një fletëarresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga INTERPOL.

Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

The post Maqedonia e Veriut nuk do të ekstradojë ish-ushtarin e UÇK-së appeared first on Albinfo.