Kurti për incidentin në Shkup: Presim hetim të hollësishëm

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në takimin me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hrijstan Mickoski të hënën kanë diskutuar edhe lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Kurti ka thënë se presin që hetimi dhe raporti të sqarojë në plotni dhe hollësi incidentin, që një situatë […] The post Kurti për incidentin në Shkup: Presim hetim të hollësishëm appeared first on Albinfo.

Kurti për incidentin në Shkup: Presim hetim të hollësishëm

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në takimin me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hrijstan Mickoski të hënën kanë diskutuar edhe lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kurti ka thënë se presin që hetimi dhe raporti të sqarojë në plotni dhe hollësi incidentin, që një situatë e tillë të mos përsëritet asnjëherë, përcjell Albinfo.ch.

“Shqetësimeve tona iu përgjigjën me keqardhje për atë çfarë ka ndodhur. Presim që hetimi dhe raporti të sqarojë në plotni dhe hollësi incidentin, që në të njëjtën kohë të sigurohemi që një situatë e tillë të mos përsëritet asnjëherë”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë të mira, sepse janë të bazuara në vlerat e përbashkëta që ndajmë dhe me synime të qarta për integrim evropian.

“Shkëmbimet tregtare janë rritur ashtu sikurse edhe eksportet tona në drejtim të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Kurti./Albinfo.ch/

The post Kurti për incidentin në Shkup: Presim hetim të hollësishëm appeared first on Albinfo.