Gjermania po zhvillon kontrollime strikte në të gjitha pikat kufitare

Policia gjermane filloi të kontrollojë jo vetëm personat që hyjnë nga kufijtë lindorë dhe jugorë të vendit, por edhe nga kufijtë veriorë dhe perëndimorë, përcjell albinfo.de. Kjo masë do të jetë në fuqi të paktën për gjashtë muaj. Rregullorja e re prek kalimet kufitare nga Danimarka, Holanda, Belgjika, Luksemburgu dhe Franca. Arsyeja është mbingarkimi i sistemit […] The post Gjermania po zhvillon kontrollime strikte në të gjitha pikat kufitare appeared first on Albinfo.

Gjermania po zhvillon kontrollime strikte në të gjitha pikat kufitare

Policia gjermane filloi të kontrollojë jo vetëm personat që hyjnë nga kufijtë lindorë dhe jugorë të vendit, por edhe nga kufijtë veriorë dhe perëndimorë, përcjell albinfo.de.

Kjo masë do të jetë në fuqi të paktën për gjashtë muaj. Rregullorja e re prek kalimet kufitare nga Danimarka, Holanda, Belgjika, Luksemburgu dhe Franca.

Arsyeja është mbingarkimi i sistemit të azilit. Por Gjermania nuk është e vetmja që zgjeron kontrollet kufitare. 

Meqë Gjermania ndodhet në mes të “zonës Shengen”, kontrollet shtesë mund të çojnë në vështirësimin e lëvizjes së njerëzve dhe të mallrave. Kryeministri polak, Donald Tusk, kritikoi se Gjermania rrezikon gjithë sistemin Shengen me kontrollet e saj të përgjithshme.

 

The post Gjermania po zhvillon kontrollime strikte në të gjitha pikat kufitare appeared first on Albinfo.