Gjuriqi takohet me Borrellin: Pozicioni i serbëve në Kosovë, i tmerrshëm

Ministri i Jashtëm i Serbisë Marko Gjuriq, është takuar sot në Bruksel me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell. Temë e diskutimit mes tyre ka qenë përafrimi i Serbisë me Bashkimin Evropian dhe pozita e serbëve në Kosovë, transmeton Klankosova.tv. Kryediplomati serb shtoi se me Borrellin kanë diskutuar […]

Gjuriqi takohet me Borrellin: Pozicioni i serbëve në Kosovë, i tmerrshëm
gjuriqi-takohet-me-borrellin:-pozicioni-i-serbeve-ne-kosove,-i-tmerrshem

gjuriqi-takohet-me-borrellin:-pozicioni-i-serbeve-ne-kosove,-i-tmerrshem

Ministri i Jashtëm i Serbisë Marko Gjuriq, është takuar sot në Bruksel me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell.

Temë e diskutimit mes tyre ka qenë përafrimi i Serbisë me Bashkimin Evropian dhe pozita e serbëve në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

Kryediplomati serb shtoi se me Borrellin kanë diskutuar edhe për pozitën e serbëve në Kosovë.

“Pozicioni i tyre është i tmerrshëm. Unë theksova faktin se diskriminimi sistematik ndaj serbëve në krahinën tonë jugore po vazhdon. Dje në Kosovë janë emëruar njëqind përmbarues të rinj publikë dhe asnjë prej tyre nuk është i nacionalitetit serb, edhe pse një numër i madh i të kualifikuarve dhe profesionistëve aplikuan nga radhët e popullit serb. Këtë e deklarova dhe po e përmend tani si shembull, sepse kemi diskutuar shumë aspekte specifike të shkeljes së të drejtave kolektive politike dhe njerëzore të serbëve në Kosovë , tha kryediplomati serb, raporton “KosovoOnline”.