Hamza: Koha për të besuar në të ardhmen, 9 shkurti të jetë dita kur fillon një kapitull i ri për Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e caktoi 9 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në vend. Hamza përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se 9 shkurti do ta përcaktojë drejtimin e ardhshëm të Kosovës, teksa shtoi se beson në kapacitetin e tyre […]

Hamza: Koha për të besuar në të ardhmen, 9 shkurti të jetë dita kur fillon një kapitull i ri për Kosovën
hamza:-koha-per-te-besuar-ne-te-ardhmen,-9-shkurti-te-jete-dita-kur-fillon-nje-kapitull-i-ri-per-kosoven

hamza:-koha-per-te-besuar-ne-te-ardhmen,-9-shkurti-te-jete-dita-kur-fillon-nje-kapitull-i-ri-per-kosoven

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e caktoi 9 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në vend.

Hamza përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se 9 shkurti do ta përcaktojë drejtimin e ardhshëm të Kosovës, teksa shtoi se beson në kapacitetin e tyre për t’u ngritur mbi çdo pengesë dhe për ta ndërtuar, sipas tij, shtetin modern, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

“Nominimin për Kryeministër e kam pranuar që të udhëheq me përgjegjësi, transparencë e ndershmëri, duke përfaqësuar interesat tuaja dhe duke i vënë nevojat e qytetarëve në qendër të çdo vendimit tim”, është shprehur ai.

“Kjo është një rrugë që nuk mund ta përshkoj i vetëm. Prandaj, ju ftoj të gjithëve të bashkoheni me mua për ta ndërtuar një Kosovë më të fortë, më të bashkuar dhe më të drejtë. Së bashku mund të bëjmë ndryshimin që kemi pritur”, shkroi Hamza.

Tutje, ai tha se është koha për të besuar në të ardhmen dhe për t’u angazhuar që 9 shkurti i vitit 2025 të jetë dita kur fillon një kapitull i ri për Kosovën.

Postimi i plotë: