Haradinaj premton pagë prej 1 mijë euro për policët

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj në prag të 25 vjetorit të Policisë së Kosovës ka thënë se prioritet i tyre është që paga minimale brenda Policisë të jetë prej 1 mijë euro. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook , Haradinaj ka kritikuar edhe kryeministrin Kurti për siç thorë ai “instrumentalizimin e […]

Haradinaj premton pagë prej 1 mijë euro për policët
haradinaj-premton-page-prej-1-mije-euro-per-policet

haradinaj-premton-page-prej-1-mije-euro-per-policet

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj në prag të 25 vjetorit të Policisë së Kosovës ka thënë se prioritet i tyre është që paga minimale brenda Policisë të jetë prej 1 mijë euro.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook , Haradinaj ka kritikuar edhe kryeministrin Kurti për siç thorë ai “instrumentalizimin e Policisë për interesa elektorale”

“Ai nesër në 25-vjetorin e Policisë mund t’ju mbajë një fjalim prekës, por prapa fjalëve vetëm mashtrimin ka qëllim. Për pak javë kjo do të përfundojë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Kur më 6 shtator 1999 u themelua Policia jonë, filloi shtet-ndërtimi në fushën e sigurisë. Nesër bëhen 25 vjet. E uroj Policinë në 25-vjetorin e themelimit! Do të kujtojmë përgjithmonë policët e rënë në detyrë.
Kemi shumë punë për ta forcuar dinjitetin, kushtet dhe pajisjet e Policisë sonë.
Prioritet do të jetë paga minimale prej 1.000 euro brenda Policisë dhe sigurimi shëndetësor. Modernizimi i pajisjeve të Policisë do të bëhet gjithashtu.
Policia sot nuk e ka kujdesin e Qeverisë, por e ka presionin politik mbi të! Kurti edhe i sulmoi me gurë sa ishte në opozitë, edhe po e instrumentalizon Policinë për interesa elektorale sa është në Qeveri. Ai nesër në 25-vjetorin e Policisë mund t’ju mbajë një fjalim prekës, por prapa fjalëve vetëm mashtrimin ka qëllim.
Për pak javë kjo do të përfundojë.
Policia është e Kosovës. Qëndroni të tillë. Mos u bëni instrument në duar të pasigurta!