Haxhiu kujton me dhimbje të zhdukurit me dhunë gjatë luftës në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, tha se drejtësia do të jetë e plotë vetëm atëherë kur çdo familje të ketë përgjigjen që kërkon. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo tutje riafirmoi angazhimin e ministrisë që drejton për të zbardhur fatin e të zhdukurve, duke kërkuar drejtësi […]

Haxhiu kujton me dhimbje të zhdukurit me dhunë gjatë luftës në Kosovë
haxhiu-kujton-me-dhimbje-te-zhdukurit-me-dhune-gjate-luftes-ne-kosove

haxhiu-kujton-me-dhimbje-te-zhdukurit-me-dhune-gjate-luftes-ne-kosove

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, tha se drejtësia do të jetë e plotë vetëm atëherë kur çdo familje të ketë përgjigjen që kërkon.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo tutje riafirmoi angazhimin e ministrisë që drejton për të zbardhur fatin e të zhdukurve, duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për të gjithë ata.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë, kujtojmë me dhimbje të thellë të gjithë ata që u zhdukën me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Këto plagë të hapura janë një kujtesë e përhershme e padrejtësisë dhe dhimbjes së pashlyeshme që përjetuan familjet e tyre, që përjetoi populli i Kosovës. Në këtë ditë, përkujtojmë sakrificat e tyre dhe riafirmojmë angazhimin tonë të palëkundur për të zbardhur fatin e të zhdukurve, duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për të gjithë ata. Drejtësia do të jetë e plotë vetëm atëherë kur çdo familje të ketë përgjigjen që kërkon”, ka shkruar Haxhiu.