Haxhiu: Si Qeveri e Ministri kemi bërë përpjekje maksimale për të përmirësuar sistemin e mbrojtjes sociale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se si Qeveri e Ministri kanë bërë përpjekje maksimale për të përmirësuar systemin e mbrojtjes sociale. Këtë deklaratë e ka dhënë pas një takimi me përfaqësueset e strehimore, që ka thënë se janë adresa kryesore për ofrimin e shërbimeve sociale dhe mbrojtjes për të mbijetuarat e dhunës në […]

Haxhiu: Si Qeveri e Ministri kemi bërë përpjekje maksimale për të përmirësuar sistemin e mbrojtjes sociale
haxhiu:-si-qeveri-e-ministri-kemi-bere-perpjekje-maksimale-per-te-permiresuar-sistemin-e-mbrojtjes-sociale

haxhiu:-si-qeveri-e-ministri-kemi-bere-perpjekje-maksimale-per-te-permiresuar-sistemin-e-mbrojtjes-sociale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se si Qeveri e Ministri kanë bërë përpjekje maksimale për të përmirësuar systemin e mbrojtjes sociale.

Këtë deklaratë e ka dhënë pas një takimi me përfaqësueset e strehimore, që ka thënë se janë adresa kryesore për ofrimin e shërbimeve sociale dhe mbrojtjes për të mbijetuarat e dhunës në familje.

“Kemi miratuar ligjin e ri për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe kemi rritur fondin për shërbime në 1.8 milionë euro për vitin 2024, prej të cilave rreth 900 mijë janë dedikuar vetëm për shërbimet që ofrojnë strehimoret. Kjo është një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë institucional për t’i vendosur shërbimet sociale dhe familjare në vendin që meritojnë”, ka shkruar Haxhiu.