Hoxhaj: Xhevë dhe Fehmi Lladrovci, përjetësisht figura emblematike të luftës sonë çlirimtare

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj ka bërë sot homazhe bashkë me bashkëpartiakët te varret e Xhevë dhe Fehmi Lladrovci, në përvjetorin e 26 të rënies së tyre. Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, përmes rrjetit social Facebook, ka shkruar se Xhevë dhe Fehmi Lladrovci do të mbeten përjetësisht figura emblematike të luftës sonë çlirimtare. Tutje, ai […]

Hoxhaj: Xhevë dhe Fehmi Lladrovci, përjetësisht figura emblematike të luftës sonë çlirimtare
hoxhaj:-xheve-dhe-fehmi-lladrovci,-perjetesisht-figura-emblematike-te-luftes-sone-clirimtare

hoxhaj:-xheve-dhe-fehmi-lladrovci,-perjetesisht-figura-emblematike-te-luftes-sone-clirimtare

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj ka bërë sot homazhe bashkë me bashkëpartiakët te varret e Xhevë dhe Fehmi Lladrovci, në përvjetorin e 26 të rënies së tyre.

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, përmes rrjetit social Facebook, ka shkruar se Xhevë dhe Fehmi Lladrovci do të mbeten përjetësisht figura emblematike të luftës sonë çlirimtare.

Tutje, ai ka shpërndarë disa fotografi nga homazhet.

“Xhevë dhe Fehmi Lladrovci do të mbeten përjetësisht figura emblematike të luftës sonë çlirimtare. Sot, ishim për homazhe te varret, për t’i kujtuar dhe nderuar çdo ditë për përkushtimin për lirinë e Kosovës, për të cilën sakrifikuan edhe jetën.”, ka shkruar Hoxhaj.