Sulm ndaj kolonës së diplomatëve të huaj në Pakistan, vritet një oficer policie, plagosen disa të tjerë

Një sulm me bombë ndaj një kolone diplomatësh të huaj raportohet të ketë ndodhur në Pakistan të dielën, duke vrarë një oficer policie. Katër policë të tjerë u plagosën. Autoritetet thanë se diplomatët po vizitonin zonën e luginës Swat me ftesë të dhomës lokale të tregtisë. “Të gjithë ambasadorët mbetën të sigurt në sulm dhe [...]Read More...

Sulm ndaj kolonës së diplomatëve të huaj në Pakistan, vritet një oficer policie, plagosen disa të tjerë

Një sulm me bombë ndaj një kolone diplomatësh të huaj raportohet të ketë ndodhur në Pakistan të dielën, duke vrarë një oficer policie.

Katër policë të tjerë u plagosën. Autoritetet thanë se diplomatët po vizitonin zonën e luginës Swat me ftesë të dhomës lokale të tregtisë.

“Të gjithë ambasadorët mbetën të sigurt në sulm dhe u dërguan në një vend të sigurt përpara nisjes së tyre në Islamabad”, tha për Reuters një zyrtar policie.

Forcat pakistaneze kundër terrorizmit kanë një prani të fortë në luginën Sëat, e cila ka qenë prej kohësh një vatër e kryengritjes militante islamike.

Militantët i kanë shtuar sulmet e tyre që nga fundi i vitit 2022, pasi shkelën një armëpushim me qeverinë./abcnews.al