Izraeli mohon shpërthimet në Bejrut, Herzog: Nuk jemi përfshirë në shpërthimet e radiomarrëseve

Në një intervistë për televizionin britanik Sky News, presidenti izraelit Isaac Herzog deklaroi se Tel Avivi zyrtar nuk po kërkon përshkallëzim të luftimeve në lindjen e Mesme dhe as Luftë me Libanin, ndërsa mohoi se vendi i tij është përfshirë në shpërthimin e pagers dhe radiove të dorës këtë javë në Liban, shpërthime këto që [...]Read More...

Izraeli mohon shpërthimet në Bejrut, Herzog: Nuk jemi përfshirë në shpërthimet e radiomarrëseve

Në një intervistë për televizionin britanik Sky News, presidenti izraelit Isaac Herzog deklaroi se Tel Avivi zyrtar nuk po kërkon përshkallëzim të luftimeve në lindjen e Mesme dhe as Luftë me Libanin, ndërsa mohoi se vendi i tij është përfshirë në shpërthimin e pagers dhe radiove të dorës këtë javë në Liban, shpërthime këto që lanë të vrarë 37 persona dhe plagosen mbi 3 mijë të tjerë.

Herzog deklaroi se Hezbollah ka edhe armiq të tjerë përveç Izraelit, ndërsa shtoi se vendi i tij nuk po bën asgjë më shumë sesa thjesht po vetëmbrohet.

“Izraeli nuk ka asnjë interes që të jetë në luftë me Libanin. Hezbollah ka armiq të tjerë përveç Izraelit, ka shumë armiq të tjerë. Ky grup terrorist që është edhe një parti politike e ka mbytur Libanin, Hezbollah e ka shkatërruar Libanin duke shkaktuar trazira atje. Ne jemi këtu thjesht për të mbrojtur vendin tone. Kjo është gjithçka që ne po bëjmë. E kemi bërë të qartë e kemi të nevojshme të ndërmarrim veprime ashtu siç do të bënte çdo komb normal për të mbrojtur sovranitetin e tyre.”, tha ai.

Presidenti izraelit Isaac Herzog foli mbi sulmet e fundi ndaj komandantëve të lartë të Hezbollah duke thënë se këta njerëz po kërkonin të ripërsërisnin 7 tetorin duke rrëmbyer, vrarë dhe përdhunuar civilët izraelit të pafajshëm. Përgjatë intervistës së tij në Sky News, Kreu i shtetit izraelit u pyet nëse Benjamin Netanyah ishte kryeministri i duhur për të kthyer pengjet e rrëmbyera në shtëpi, por Herzog tha se këtë përgjegjësi duhet ta ndjejë më shumë kreu i Hamas i cili po torturon civilët e pafajshëm.

“Është pyetje e padrejtë. Unë punoj shumë ngushtë çdo ditë me qeverinë Netanyahu dhe do të punoj me çdo qeveri të vendit. Aktualisht kjo është qeveria e tretë me të cilën po punoj që prej kur kam marrë postin e presidentit. Unformacioni i pasaktë këtu lidhet me faktin se nuk jemi ne ata që po i bllokojmë negociatat për të kthyer pengjet në shtëpi, por është Jahya Sinwar, lideri i Hamas.”, shtoi ai.

Presidenti Izraelit Isaac Herzog deklaroi se ndihej i zhgënjyer me Britaninë e Madhe pasi qeveria e re e këtij vendi mori vendimin për të ndaluar eksportet e disa armatimeve drejt Izraelit, nën arsyetimin se këto armë po përdoreshin për shkeljen e ligjit ndërkombëtar humanitar në territorin e Rripit të Gazës./abcnews.al