S’ka debat të dytë Harris-Trump/ Ish presidenti amerikan refuzon kërkesën e kandidates demokrate

Donad Trump, ish presidenti amerikan dhe kandidati republikan për presidencialet e Nëntorit refuzoi të ketë një debat të dytë me rivalen e tij demokrate Kamala Harris duke thënë se tani më është shumë vonë, pasi votimi i parakohshëm ka nisur. Nga Karolina e Veriut, Trump tha se Harris mund të kishte pranuar debatin në Fox [...]Read More...

S’ka debat të dytë Harris-Trump/ Ish presidenti amerikan refuzon kërkesën e kandidates demokrate

Donad Trump, ish presidenti amerikan dhe kandidati republikan për presidencialet e Nëntorit refuzoi të ketë një debat të dytë me rivalen e tij demokrate Kamala Harris duke thënë se tani më është shumë vonë, pasi votimi i parakohshëm ka nisur.

Nga Karolina e Veriut, Trump tha se Harris mund të kishte pranuar debatin në Fox News ndërsa shtoi se rivalja e tij është e frikësuar tashmë pasi po humbet zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

“Problemi me të bërit një debat tjetër është se tani më është shumë vonë. Votimi tashmë ka nisur. Ajo pati mundësinnë në Fox News, ju e dini ata na ftuan, unë prita dhe prita dhe ajo e refuzoi. Tani ajo po kërkon një tjetër debat përpara zgjedhjeve në CNN sepse ajo po e sheh që po humbet shumë keq. Ju e dini është si puna e një luftëtari. Ajo po sheh sondazhet, po sheh se çfarë po ndodh. Edhe njësoj si të jesh të ring dhe të dalësh Knock Out. E para gjë që një luftëtar thotë ohh dua një ndeshje tjetër, dua një ndeshje tjetër. Unë fitova të gjitha primaret dhe mbajeni mend ajo nuk fitoi asgjë. Ajo as nuk u përball me primaret brenda partisë së saj. Dua të jem I drejtë, ju shihni Biden ai mori 14 milionë vota në primare ndërsa ajo asnjë. Do doja një debat tjetër por tani më është shumë vonë. Qytetarët tanë po iu drejtohen kutive të votimit.”, tha Trump.

Refuzimi i Donald Trump për të marrë pjesë në një tjetër debat të organizuar nga CNN në 23 tetor erdhi pasi përgjatë të shtunës ekipi i fushatës së Kamala Harris deklaroi se kandidatja demokrate kishte pranuar ftesën e televizionit amerikan për një tjetër përballje me Trump.

Harris dhe Trump debatuan për herë të parë me njëri-tjetrin më 10 shtator, në një garë që sondazhet treguan se u fitua nga kandidatja demokrate./abcnews.al