Të shtëna me armë në Alabama, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Katër persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur pas një sulmi me armë në Birmingham, Alabama. Sipas policisë së qytetit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës pak pas orës 23:00, kur policia ka marrë një telefonatë për të shtëna me armë zjarri. Oficerët mbërritën në vendngjarje dhe gjetën dy burra dhe një grua të [...]Read More...

Të shtëna me armë në Alabama, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Katër persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur pas një sulmi me armë në Birmingham, Alabama. Sipas policisë së qytetit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës pak pas orës 23:00, kur policia ka marrë një telefonatë për të shtëna me armë zjarri.

Oficerët mbërritën në vendngjarje dhe gjetën dy burra dhe një grua të shtrirë në tokë dhe u shpallën të vdekur menjëherë. Personi i katërt humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Policia beson se disa sulmues kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi personash.

Shkaku i sulmit nuk dihet ende, por ajo që është shqetësuese është se ky incident i fundit i shtohet listës së të paktën 403 të shtënave masive në Shtetet e Bashkuara këtë vit.

SHBA ka shkallën më të lartë të vdekjeve nga armët nga çdo vend i zhvilluar në botë.

/abcnews.al