FRI-ja do të ndajë bursa edhe për nxënësit dhe studentët me nevoja të veçanta në Maqedoninë e Veriut

Nxënësit dhe studentët me nevoja të veçanta në Maqedoninë e Veriut do të mund të aplikojnë në Konkursin për ndarjen e bursave për studentë dhe shkollarë të mesëm, konkurs i organizuar nga Forumi Rinor Islam, transmeton Portalb.mk. “Të drejtë aplikimi në këtë konkurs kanë studentët e rregullt (deri diplomik, nga viti II – VI të […]

FRI-ja do të ndajë bursa edhe për nxënësit dhe studentët me nevoja të veçanta në Maqedoninë e Veriut
Të rinj rinia Ctrl Z te rinj nga RMV Maqedonia student nxenes BE

Nxënësit dhe studentët me nevoja të veçanta në Maqedoninë e Veriut do të mund të aplikojnë në Konkursin për ndarjen e bursave për studentë dhe shkollarë të mesëm, konkurs i organizuar nga Forumi Rinor Islam, transmeton Portalb.mk.

“Të drejtë aplikimi në këtë konkurs kanë studentët e rregullt (deri diplomik, nga viti II – VI të studimeve) shtetas të RMV-së, që studiojnë në ndonjë prej Universiteteve Shtetërore në RMV, Universitetin e Evropës Juglindore, Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, Fakultetin e Shkencave Islame si dhe shkollarë të mesëm shtetas të RMV-së”, njoftoi FRI-ja.

Në këtë Konkurs, mundësi të veçantë do të kenë edhe studentët dhe nxënësit me nevoja të veçanta, ndërsa drejtimet deficitare do të kenë përparësi në konkurs.

“Edhe këtë vit, Forumi Rinor Islam ndan kuotë të veçantë për 3 studentë dhe 2 nxënës me nevoja të veçanta”, njoftoi Forumi, duke sqaruar që të drejtë aplikimi kanë edhe studentët që ndjekin studimet jashtë vendit.

Studentët që aplikojnë duhet të kenë notën mesatare 8.5, të mos keë përsëritur vitin, të mos shfrytëzojnë bursa tjera.

“Nota mesatare 5,00; Nxënësit të cilët mësojnë jashtë qytetit të lindjes (vendbanimit) do të kenë përparësi; Përparësi do të kenë nxënësit nga viti i II-të dhe Nxënësit të cilët kanë ndjekur trajnime, seminare ose kanë marrë pjesë nëpër gara do të kenë përparësi”, theksohet Konkurs.

Afati për dorëzimin e dokumenteve do të jetë deri më 11 tetor në formë elektornike.