VLEN i përgjigjet BDI-së: Cirk Politik!

Lidhur me zbulimin epokal të sotëm të klikës së dëshpëruar të BDI-së se gjoja VMRO-DPMNE-ja po u shkruan kumtesat e koalicionit VLEN, deklarojmë si më poshtë: Duket se BDI-së i The post VLEN i përgjigjet BDI-së: Cirk Politik! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

VLEN i përgjigjet BDI-së: Cirk Politik!

Lidhur me zbulimin epokal të sotëm të klikës së dëshpëruar të BDI-së se gjoja VMRO-DPMNE-ja po u shkruan kumtesat e koalicionit VLEN, deklarojmë si më poshtë: Duket se BDI-së i është ngatërruar lëmshi. Kjo nuk është periudha 2006-2017 kur BDI luante rolin e vasalit ndaj Gruevskit dhe Mijallkovit.

Është dëshpërim i thellë kur një parti që ka qenë 22 vite në pushtet bie në nivelin e përdorimit të një argumenti të tillë për sulme politike. Megjithatë, ne nuk do të lejojmë që megafonët e tyre të shpërndajnë marrëzira. Për këtë arsye, duke marrë parasysh që komunikojmë edhe me media në gjuhën maqedonase, është e natyrshme që Qendra e Komunikimit e VLEN-it të angazhojë lektorë për rregullimin e teksteve tona. Nëse, në aspektin gjuhësor, një tekst korrektohet, mund të ketë nevojë që kjo të ndodhë në të dy versionet.

Nëse “dëshmia kryesore” e kësaj klike të kriminalizuar të BDI-së është fjalia “përktheje në shqip” në fund të versionit maqedonas të kumtesës së sotme, atëherë mund t’i quajmë lirshëm – nga një parti politike, në cirk politik.

Ka ardhur koha që Ali Ahmeti të zgjohet dhe të kuptojë se në opozitë nuk e kanë çuar partitë maqedonase, por shumica e popullit shqiptar, i cili në zgjedhje i tha: mjaft më me gënjeshtra, manipulime dhe pasurim të paturpshëm familjar”, reaguan nga VLEN. Flaka Media

The post VLEN i përgjigjet BDI-së: Cirk Politik! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .