Sulm në një tjetër shkollë në Gaza, shtatë të vdekur

Të paktën shtatë persona u vranë të dielën në mëngjes në një sulm ajror izraelit në një tjetër shkollë, pas një sulmi të ngjashëm ku mijëra ishin strehuar në qendër të Gazës të shtunën. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se pas udhëzimeve të inteligjencës, forcat ajrore kryen një sulm ndaj terroristëve të Hamasit [...]Read More...

Sulm në një tjetër shkollë në Gaza, shtatë të vdekur

Të paktën shtatë persona u vranë të dielën në mëngjes në një sulm ajror izraelit në një tjetër shkollë, pas një sulmi të ngjashëm ku mijëra ishin strehuar në qendër të Gazës të shtunën.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se pas udhëzimeve të inteligjencës, forcat ajrore kryen një sulm ndaj terroristëve të Hamasit në Rripin verior të Gazës.

Shkolla Kafr Qasem strehon qindra njerëz të zhvendosur në perëndim të qytetit të Gazës. Të plagosurit u transferuan në spitalin Al Ahli në qytet. Mes të vrarëve ishte edhe një menaxher i lartë në Ministrinë e Punëve Publike dhe Strehimit në Gaza, Majed Saleh.

Ushtria izraelite ka goditur një sërë kompleksesh që strehojnë të zhvendosurit në javët e fundit. Të shtunën, 22 persona, shumica prej tyre gra dhe fëmijë u raportuan të vrarë në një sulm izraelit në një kompleks shkolle në Zeitoun, në Gazën qëndrore.

Ushtria izraelite tha se kompleksi po përdorej si qendër komanduese e Hamasit dhe ishin marrë masa paraprake për të shmangur viktimat civile.

/abcnews.al