Libani nën alarm pas zotimit të Izraelit për përgjigje “të ashpër” ndaj Hezbollahut

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar të hënën për përgjigje “të ashpër”, pas sulmit vdekjeprurës që ka lënë të vrarë 12 fëmijë në Lartësitë e pushtuara të Golanit, teksa diplomatët po bëjnë përpjekje për të shmangur një përshkallëzim tensionesh mes Izraelit dhe Hezbollahut. Pas një vizite në vendin ku ka ndodhur sulmi i së dielës, [...]Read More...

Libani nën alarm pas zotimit të Izraelit për përgjigje “të ashpër” ndaj Hezbollahut

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar të hënën për përgjigje “të ashpër”, pas sulmit vdekjeprurës që ka lënë të vrarë 12 fëmijë në Lartësitë e pushtuara të Golanit, teksa diplomatët po bëjnë përpjekje për të shmangur një përshkallëzim tensionesh mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Pas një vizite në vendin ku ka ndodhur sulmi i së dielës, Nentayahu ka thënë se “shteti i Izraelit nuk mund të lejojë kalimin e kësaj. Përgjigjja jonë do të vijë, dhe do të jetë shumë e ashpër”.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kanë fajësuar Hezbollahun për këtë sulm, i cili ka nisur sulme pothuajse çdo ditë kundër Izraelit, prej kur ka nisur lufta e Izraelit në Gazë, në tetor të vitit të kaluar.

Hezbollahu është grup i Libanit dhe përkrah Hamasin në Gazë.

Si Hezbollahu, ashtu edhe Hamasi, gëzojnë përkrahjen e Iranit, por janë grupe të shpallur terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe fuqive tjera.