Ngriti një dron për të bërë “foto panoramike”, arrestohet italiani në Moskë

Një shtetas italian që ngriti një dron është arrestuar në një zonë qendrore të Moskës. Agjencia ruse e lajmeve Tass raportoi se arrestimi u bë pasditen e së hënës, në parkun Zaryadiye të kryeqytetit rus. Nuk dihen detajet e personit të arrestuar, i cili sipas mediave ruse punon si anëtar i ekuipazhit të një kompanie [...]Read More...

Ngriti një dron për të bërë “foto panoramike”, arrestohet italiani në Moskë

Një shtetas italian që ngriti një dron është arrestuar në një zonë qendrore të Moskës.

Agjencia ruse e lajmeve Tass raportoi se arrestimi u bë pasditen e së hënës, në parkun Zaryadiye të kryeqytetit rus.

Nuk dihen detajet e personit të arrestuar, i cili sipas mediave ruse punon si anëtar i ekuipazhit të një kompanie ajrore italiane.

Sipas mediave, ai ka deklaruar se “do të bënte vetëm foto panoramike” dhe se “nuk e dinte se kishte një ndalim përkatës”./abcnews.al