Debati presidencial/ Biden: Harris dëshmoi se është zgjedhja më e mirë për SHBA

Presidenti amerikan, Joe Biden reagoi pas debatit presidencial të zhvilluar mes zëvendëspresidentes Kamala Harria dhe kandidatit republikan, Donald Trump. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Biden u shpreh se Harris dëshmoi se është zgjedhja më e mirë për SHBA. Sipas Biden, SHBA nuk do të kthehet prapa. “Amerika pa sonte lideren me të cilën kam [...]Read More...

Debati presidencial/ Biden: Harris dëshmoi se është zgjedhja më e mirë për SHBA

Presidenti amerikan, Joe Biden reagoi pas debatit presidencial të zhvilluar mes zëvendëspresidentes Kamala Harria dhe kandidatit republikan, Donald Trump.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Biden u shpreh se Harris dëshmoi se është zgjedhja më e mirë për SHBA.

Sipas Biden, SHBA nuk do të kthehet prapa.

“Amerika pa sonte lideren me të cilën kam punuar përkrah për tre vite e gjysëm. VP Harris dëshmoi se ajo është zgjidhja më e mirë për të udhëhequr vendin tonë përpara. Ne nuk do të kthehemi prapa”, shkroi Biden në X./abcnews.al