Ukraina: Një konferencë e dytë paqeje nuk do të thotë fillim i negociatave me Rusinë

Ukraina thotë se çdo konferencë ndërkombëtare për paqen nuk nënkupton fillimin e negociatave me Rusinë. Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, theksoi në një intervistë se një konferencë e dytë ndërkombëtare për paqen në Ukrainë, pas asaj të mbajtur në Zvicër në qershor, nuk duhet parë si fillimi i negociatave me Rusinë. “Nuk [...]Read More...

Ukraina: Një konferencë e dytë paqeje nuk do të thotë fillim i negociatave me Rusinë

Ukraina thotë se çdo konferencë ndërkombëtare për paqen nuk nënkupton fillimin e negociatave me Rusinë.

Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, theksoi në një intervistë se një konferencë e dytë ndërkombëtare për paqen në Ukrainë, pas asaj të mbajtur në Zvicër në qershor, nuk duhet parë si fillimi i negociatave me Rusinë.

“Nuk duhet trajtuar një seancë e dytë si fillimi i negociatave me Rusinë,” tha Andrii Yermak për European Pravda. Yermak shtoi se Kievi synon të paraqesë një plan për t’i dhënë fund luftës, i cili do t’i përcillet Moskës./abcnews.al