Sulmi në bazën ushtarake ku u plagosën disa ushtarë amerikanë, arrestohen 5 persona në Irak

Forcat irakiane të sigurisë kanë arrestuar pesë persona në lidhje me një sulm në një bazë ushtarake në vend që plagosi pesë ushtarë amerikanë dhe dy kontraktorë, njoftuan sot zyrtarët irakianë. “Pas hetimeve dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve… janë arrestuar pesë persona të cilët janë përfshirë në këtë veprim të kundërligjshëm”, thuhet në njoftimin [...]Read More...

Sulmi në bazën ushtarake ku u plagosën disa ushtarë amerikanë, arrestohen 5 persona në Irak

Forcat irakiane të sigurisë kanë arrestuar pesë persona në lidhje me një sulm në një bazë ushtarake në vend që plagosi pesë ushtarë amerikanë dhe dy kontraktorë, njoftuan sot zyrtarët irakianë.

“Pas hetimeve dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve… janë arrestuar pesë persona të cilët janë përfshirë në këtë veprim të kundërligjshëm”, thuhet në njoftimin e shërbimit kompetent.

Në sulmin e së hënës, dy raketa Kajusha u hodhën në bazën ajrore Ain al-Assad në perëndim të vendit.

Ushtria irakiane dënoi sulmet të martën, duke i quajtur ato “të pamatura” dhe tha se kishte gjetur një kamion me një raketë hedhëse.

Sulmi vjen mes frikës për një përshkallëzim të mundshëm të situatës në Lindjen e Mesme pas vrasjeve javën e kaluar të anëtarëve të grupeve militante palestineze Hamas dhe Hezbollah, Ismail Haniyeh dhe Fuad Shukr. Iraku është një aleat i SHBA-së dhe Iranit. Ka 2500 ushtarë amerikanë në Irak./abcnews.al