“I lus qytetarët që të jemi të qetë”, Mickoski: Vijojnë provokime në baza ndëretnike

Pas informacioneve për destabilizim eventual të shtetit, kryeministri Hristijan Mickoski, pret provokime në baza ndëretnike. Thotë se në vjeshtë do të hapen më shumë hetime kundër personave që janë pasuruar The post “I lus qytetarët që të jemi të qetë”, Mickoski: Vijojnë provokime në baza ndëretnike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

“I lus qytetarët që të jemi të qetë”, Mickoski: Vijojnë provokime në baza ndëretnike

Pas informacioneve për destabilizim eventual të shtetit, kryeministri Hristijan Mickoski, pret provokime në baza ndëretnike. Thotë se në vjeshtë do të hapen më shumë hetime kundër personave që janë pasuruar me para të popullit, por njëkohësisht hodhi poshtë mundësinë se bëhet fjalë edhe për hajkë politike. Sipas tij, strukturat e tilla kanë përvetësuar qindra miliona euro dhe me ato para do të paguajnë grupe që të krijojnë incidente, për shkak se nuk do të kenë mundësi që të organizojnë protesta të gjata.

“Nga sjellja e tyre mund të përfundojmë se janë të pafuqishëm të mobilizohen dhe magnetizojnë protesta afatgjate, e tillë është analiza jonë, pa shkaktuar incidente ndëretnike, urrejtje etnike, padurim etj. dhe për këtë shkak në periudhën që vijon do të ketë provokime”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër i RMV-së.

Mickoski thotë se nuk duhet të biem pre dhe dërgoi lutje deri te qytetarët.

“Do të vijojnë provokime të llojit të tillë, andaj i lus qytetarët që të jemi të qetë, për shkak se ne kemi për qëllim që të zhvillohemi, të shkojmë përpara”, shtoi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Nga koalicioni VLEN gishtin e drejtuan drejt BDI-së, duke theksuar incidentin në stadiumin e Strumicës që ndodhi para pak kohe.

“BDI-ja duhet të përgjigjet menjëherë: A është e vërtetë që, nën urdhrat e Artan Grubit dhe Omer Bunjakut, në ndeshjen ndërmjet FK Brera dhe FK Shkëndija në Strumicë është testuar një plan i BDI-së për të krijuar tensione përmes incidenteve në ngjarje sportive? – thonë nga koalicioni VLEN.

Nga BDI u përgjigjën që VLEN gënjen për shkak të dështimit dhe nënçmimit nga VMRO-DPMNE-ja.

“Asnjë premtim nuk e keni realizuar, ju jeni dështakët më të mëdhenj në historinë e kombit. I gjithë kombi shqiptarë, tifozët, klubi futbollistik, mediat, e dinë të vërtetën, prandaj ju jeni patetik dhe injorant në përpjekjet e juaja për tu arsyetuar nga fiaskoja që keni shkaktuar”, thonë nga BDI.

Nga BDI paraprakisht kumtuan se informacionet e Mickoskit për destabilizim janë bllof politik.

The post “I lus qytetarët që të jemi të qetë”, Mickoski: Vijojnë provokime në baza ndëretnike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .