IKD: Reforma në ndihmën juridike falas të bëhet përmes fuqizimit të mekanizmave aktual

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Sundimit të Ligjit (INL) – Departamenti i Shtetit Amerikan dhe të National Endoëment for Democracy (NED), sot ka publikuar analizën e Draftit të Koncept-dokumentit për Ndihmë Juridike falas. Fillimisht u tha se IKD nuk e konteston nevojën për përmirësimin […]

IKD: Reforma në ndihmën juridike falas të bëhet përmes fuqizimit të mekanizmave aktual
ikd:-reforma-ne-ndihmen-juridike-falas-te-behet-permes-fuqizimit-te-mekanizmave-aktual

ikd:-reforma-ne-ndihmen-juridike-falas-te-behet-permes-fuqizimit-te-mekanizmave-aktual

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Sundimit të Ligjit (INL) – Departamenti i Shtetit Amerikan dhe të National Endoëment for Democracy (NED), sot ka publikuar analizën e Draftit të Koncept-dokumentit për Ndihmë Juridike falas.

Fillimisht u tha se IKD nuk e konteston nevojën për përmirësimin e sistemit të ndihmës juridike falas, por konsideron se një reformim strukturor siç propozohet në Draftin e Koncept-dokumentit, është i panevojshëm dhe mund të ndikojë në qëndrueshmërinë e këtij mekanizmi kaq të rëndësishëm, me theks të veçantë për grupet e ndjeshme të qytetarëve të Kosovës.

Sipas analizës së IKD-së, opsioni që del si propozim nga Drafti i Koncept-dokumenti, konsiston në implikime të mëdha në reformimin strukturor, por mbi të gjitha në atë ligjor, e po ashtu edhe në aspektin kohor të zbatimit të reformës. Reformimi strukturor në situatën aktuale është i panevojshëm dhe kjo nuk argumentohet mjaftueshëm as në Draftin e Koncpet-dokumentit. Madje, Drafti nuk ndjek një qasje të paanshme në raport me opsionet e prezantuara. Ndërsa, pasiguritë e identifikuara përgjatë përmbajtjes së tij, nuk arrijnë të bindin që reforma do të jetësohet, por që thjesht që do të fillojë të testohet.

Përmbajtja e Draftit të Koncept-dokumentit ndër të tjera duket se synon që të realizojë një standardizim të kritereve të pranueshmërisë për të gjitha llojet e asaj që quan ndihmë juridike falas. Pra, një unifikim të mekanizmave institucional aktual në një mekanizëm të vetëm që ofron ndihmë juridike falas. IKD në analizë e bërë konstatoi se ky qëllim sado që në pamje të parë jep përshtypjen e një qëllimi legjitim, megjithatë nuk mund të adresohet me ndryshime ligjore siç paraqiten në Draftin e Koncept-dokumentit, pasi që duhet reflektuar dallimin në mes të konceptit të mbrojtjes falas në aspekt procedural, me atë të ndihmës juridike falas në aspekt material.

Krahas kësaj, IKD ka paraqitur që unifikimi i përcaktuar sipas Strategjisë për Sundimin e Ligjit nuk nënkupton shkrirjen e mbrojtjes falas dhe ndihmës juridike dhe interferimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) në procedurë penale, duke kërkuar që ky term të mos nxirret nga kuptimi burimor i tij dhe infrastruktura ligjore në Kosovë.