Irani: Izraeli dëshiron të zgjerojë luftën në rajon

Ministri i Jashtëm i përkohshëm iranian, Ali Bagheri akuzoi Izraelin se po kërkon që të zgjerojë luftën në rajon. Ai tha se Izraeli bëri një gabim strategjik dhe të kushtueshëm duke vrarë liderin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh javën e kaluar në Teheran. “Akti i kryer nga sionistët në Teheran ishte një gabim strategjik sepse [...]Read More...

Irani: Izraeli dëshiron të zgjerojë luftën në rajon

Ministri i Jashtëm i përkohshëm iranian, Ali Bagheri akuzoi Izraelin se po kërkon që të zgjerojë luftën në rajon.

Ai tha se Izraeli bëri një gabim strategjik dhe të kushtueshëm duke vrarë liderin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh javën e kaluar në Teheran.

“Akti i kryer nga sionistët në Teheran ishte një gabim strategjik sepse do t’u kushtojë shtrenjtë”, shtoi ministri i Jashtëm iranian, duke akuzuar Izraelin se dëshiron të “shtrijë tensionin, luftën dhe konfliktin në vendet e tjera”./abcnews.al