Irani: Izraeli janë shkaku kryesor i tensioneve rajonale

Irani thotë se Izraeli është shkaku kryesor i tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme. Këtë deklaratë e bëri ministri i Jashtëm Abbas Araghchi gjatë një bisede telefonike me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm jordanez Ayman Safadi, i cili nënvizoi nevojën për t’i dhënë fund tensionit në Gaza “sa më shpejt të jetë e mundur” [...]Read More...

Irani: Izraeli janë shkaku kryesor i tensioneve rajonale

Irani thotë se Izraeli është shkaku kryesor i tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme.

Këtë deklaratë e bëri ministri i Jashtëm Abbas Araghchi gjatë një bisede telefonike me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm jordanez Ayman Safadi, i cili nënvizoi nevojën për t’i dhënë fund tensionit në Gaza “sa më shpejt të jetë e mundur”

“Izraeli ka qenë pengesa më e madhe për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe është shkaku kryesor i tensionit në rajon, përmes vazhdimit të veprimeve të tij kriminale.”, u shpreh ai.

Safadi shprehu gjithashtu shqetësimin për situatën humanitare në Gaza dhe përhapjen e konfliktit në Bregun Perëndimor.

“Irani do të mbështesë çdo marrëveshje për ndërprerjen e luftës, të dëshiruar nga rezistenca dhe populli palestinez”, shtoi diplomati iranian./abcnews.al