Nepal/ Avioni rrëzohet gjatë ngritjes, raportohet për 14 viktima

Të paktën 14 persona humbën jetën pas rrëzimit të një avioni gjatë ngritjes në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, sipas zyrtarëve. 19 persona besohet se kanë qenë në avionin e Saurya Airlines, i cili ishte nisur për në Pokhara, një destinacion popullor turistik. Videot e postuara në internet tregojnë avionin në zjarr dhe tym. Saurya Airlines [...]Read More...

Nepal/ Avioni rrëzohet gjatë ngritjes, raportohet për 14 viktima

Të paktën 14 persona humbën jetën pas rrëzimit të një avioni gjatë ngritjes në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, sipas zyrtarëve. 19 persona besohet se kanë qenë në avionin e Saurya Airlines, i cili ishte nisur për në Pokhara, një destinacion popullor turistik.

Videot e postuara në internet tregojnë avionin në zjarr dhe tym.

Shefi i sigurisë së aeroportit Arjun Chand Thakuri tha se avioni po transportonte dy anëtarë të ekuipazhit dhe 17 teknikë në Pokhara për kontrolle të mirëmbajtjes.

Nepali është kritikuar për sigurinë e dobët ajrore. Në janar të vitit 2023, të paktën 72 njerëz humbën jetën në një përplasje të Yeti Airlines. Në vitin 1992, një fluturim i Pakistanit International Airlines u rrëzua në një kodër ndërsa po i afrohej Katmandu, duke shkaktuar 167 viktima.

/abcnews.al