Irani: Mbështetja e SHBA për Izraelin, pengesë kryesore për arritjen e armëpushimit në Gaza

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka kritikuar mbështetjen e vazhdueshme perëndimore për Izraelin në sulmet në Gaza dhe në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar. Ai tha se ushtria izraelite “ka krijuar një ferr të vërtetë në Gaza” duke nisur sulme shkatërruese dhe duke parandaluar hyrjen e ndihmave humanitare, sipas mediave shtetërore iraniane, [...]Read More...

Irani: Mbështetja e SHBA për Izraelin, pengesë kryesore për arritjen e armëpushimit në Gaza

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka kritikuar mbështetjen e vazhdueshme perëndimore për Izraelin në sulmet në Gaza dhe në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ai tha se ushtria izraelite “ka krijuar një ferr të vërtetë në Gaza” duke nisur sulme shkatërruese dhe duke parandaluar hyrjen e ndihmave humanitare, sipas mediave shtetërore iraniane, shkruan Al Jazeera.

Araghchi shtoi se konsensusi nga takimet e tij në SHBA ishte se Izraeli gjithashtu ka dështuar në arritjen e qëllimeve të tij kryesore për të mposhtur Hamasin, lirimin e robërve dhe krijimin e mbështetjes ndërkombëtare për ofensivën e tij.

“Ka mbështetje nga disa vende, veçanërisht nga SHBA. Pengesa kryesore në arritjen e armëpushimit dhe ndalimin e kësaj lufte ka qenë me të vërtetë mbështetja e ofruar nga SHBA dhe vendet perëndimore”, tha Araghchi, duke shtuar se takimet e tij të dielën do të silleshin kryesisht rreth situatës në Gaza dhe Libanin jugor./abcnews.al