Ish-ministri i MPB-së në RMV: Serbia po abuzon me Blerim Ramadanin në Interpol, të reagojnë institucionet e Kosovës
Agim Nuhiu, ish-ministër i Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut, i cili ka folur për rastin e arratisjes së veteranit të UÇK-së, Blerim Ramadani. Ai i ka parë me shqetësim ngjarjet e fundit që po ndodhin në Maqedoni të Veriut, e që afektimi kryesor sipas tij po janë qytetarët shqiptarë. “Blerim Ramadani nuk është […]
Agim Nuhiu, ish-ministër i Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut, i cili ka folur për rastin e arratisjes së veteranit të UÇK-së, Blerim Ramadani.
Ai i ka parë me shqetësim ngjarjet e fundit që po ndodhin në Maqedoni të Veriut, e që afektimi kryesor sipas tij po janë qytetarët shqiptarë.
“Blerim Ramadani nuk është rasti i parë i Serbisë që ka abuzuar në Interpol, ajo po përpiqet të hakmerret, nuk është as e parja e as e fundit. Gjyqësori në Maqedoni të Veriut kanë bërë aktin johuman me shqiptimin e masës së paraburgimit e arrestit shtëpiak ndaj Blerim Ramadanit, të gjithë e dijnë se Serbia po qëron hesapet me ushtarët e luftës heroike të UÇK-së. E dhimbshme është se mungon një reagim institucional i fortë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut e asaj të Kosovës”, ka thënë ai në emisionin “Frontal” në T7.
Nuhiu ka kërkuar nga institucionet në Maqedoni të Veriut e Kosovë që të reagojnë më me zë.