“Italia e përkushtuar për sigurinë e Kosovës me 1065 ushtarakët e saj”

Atasheu i Mbrojtjes të Italisë në Kosovë, kolonel Stefano Angioni, ishte në një takim lamtumirës te ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me ambasadorin e Republikës së Italisë, Antonello De Riu. Për takimin e djeshëm ka njoftuar sot ambasada italiane në X, e cila tha se Italia është e përkushtuar ndaj sigurisë në Kosovë […]

“Italia e përkushtuar për sigurinë e Kosovës me 1065 ushtarakët e saj”
“italia-e-perkushtuar-per-sigurine-e-kosoves-me-1065-ushtaraket-e-saj”

“italia-e-perkushtuar-per-sigurine-e-kosoves-me-1065-ushtaraket-e-saj”

Atasheu i Mbrojtjes të Italisë në Kosovë, kolonel Stefano Angioni, ishte në një takim lamtumirës te ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me ambasadorin e Republikës së Italisë, Antonello De Riu.

Për takimin e djeshëm ka njoftuar sot ambasada italiane në X, e cila tha se Italia është e përkushtuar ndaj sigurisë në Kosovë dhe përmendi që janë 1065 ushtarakë të saj në kuadër të KFOR-it për këtë qëllim.

“Një takim vërtet i këndshëm me Ejup Maqedoncin për t’ia dhënë lamtumirën Atasheu Ushtarak italian Stefano Angioni. Italia mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së Kosovës dhe stabilitetit me 1065 ushtarakët e saj të përfshirë KFOR  dhe synon të forcojë më tej bashkëpunimin e saj dypalësh”, shkroi ambasada.

Ndërkaq, edhe ministri falënderoi kolonel Angionin për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të FSK-së, si dhe rritjen e bashkëpunimit bilateral me Forcat e Armatosura të Italisë.