Aktakuza për Nagip Krasniqin çon në këmbë opozitën: Kërkohet hetim për mafinë energjetike

Partitë politike opozitare në vend kanë kërkuar llogaridhënie nga Qeveria Kurti, pas ngritjes së aktakuzës për ish-shefin ekzektutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi. Sipas aktakuzës Krasniqi dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e KEK-ut me 3.2 milionë euro. Kësisoj, opozita (PDK, LDK e AAK) kanë kritikuar Qeverinë që dikur e mbronte Nagip Krasniqin […]

Aktakuza për Nagip Krasniqin çon në këmbë opozitën: Kërkohet hetim për mafinë energjetike
aktakuza-per-nagip-krasniqin-con-ne-kembe-opoziten:-kerkohet-hetim-per-mafine-energjetike

aktakuza-per-nagip-krasniqin-con-ne-kembe-opoziten:-kerkohet-hetim-per-mafine-energjetike

Partitë politike opozitare në vend kanë kërkuar llogaridhënie nga Qeveria Kurti, pas ngritjes së aktakuzës për ish-shefin ekzektutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi. Sipas aktakuzës Krasniqi dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e KEK-ut me 3.2 milionë euro. Kësisoj, opozita (PDK, LDK e AAK) kanë kritikuar Qeverinë që dikur e mbronte Nagip Krasniqin dhe kanë kërkuar hetim edhe më tej të skandalit korruptiv.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kërkuar llogaridhënie nga të gjithë akterët e përfshirë në këtë skandal si dhe në skandale të tjera.

Ajo ka thënë se arrestimi i Nagip Krasniqit është maja e një ajsbergu, në të cilin i kanë rrënjët thellë eksponentë të rëndësishëm të këtij pushteti, që i ngjason një “Mafie Energjetike”.

“Mos të harrojmë, në periudhën kur kjo Qeveri ia shtrenjtoi energjinë elektrike për 100 për qind qytetarëve tanë, janë dy miqtë e mirë të Kryeministrit Kurti, të cilët erdhën në pozita udhëheqëse përmes favorizimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, Nagip Krasniqi dhe ambasadori Martin Berishaj, si të dyshuarit kryesorë në një skandal të pastër rajonal të korrupsionit masiv, me tregtim të energjisë.” – ka thënë ajo.

Edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se skandali me energjinë elektrika ka përmas më të mëdha.

“Nuk janë vetëm 3.5 milion euro taksa të qytetarëve, të cilat dyshohet se janë keqpërdorur nga ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi. Skandali me energjinë elektrike në Kosovë gjatë kësaj Qeverie, ka përmasa shumë më të mëdha, edhe rajonale.” – ka thënë ajo, teksa ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë fillin e këtij skandali.

Ndërkohë, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se Nagip Krasniqin dhe të korruptuarit e pushtetit i ndëshkon ligji dhe vota.

Bajrami ka përmendur që Qeveria Kurti ka nënshkruar 900 kontrata një burimore, që sipas saj, janë burim i korrupsionit si dhe mbrojtjen që pushteti ia bënte Krasniqit.

“A ju kujtohet kur prej Kryeministrit e poshtë i madh e i vogël në LVV garantonin për Nagip Krasniqin, derisa buxheti i shtetit dëmtohej me mbi 3,7 milionë euro. Zotria kishte vendosur që të tregtoj energji me një kompani të palicensuar në kundërshtim me Ligjin, në kundërshtim me ZRRE-në dhe në kundërshtim me zyrën ligjore të KEK-ut.” – ka shkruar ajo në Facebook.

“U bëj thirrje organeve të hetuesisë që të hetojnë secilën kontratë të negociuar dhe përgjegjësit të paguajnë për dëmet që kanë shkaktuar.” – ka bërë thirrje ajo.

Po ashtu, edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi ka reaguar pas aktakuzës për ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Rukiqi ka publikuar një “recetë” të mafisë energjetike, e cila sipas tij, ka miratimin e Vetëvendosjes.

“Receta e mafise energjetike.1. Kontrate kornize me kompani te palicencuar, pa procedura konkurruese 2. Shit energji me çmim te ulet, te kompania e palicencuar 3. Mbaje bllokun ne remont pakufi 4. Blej energji me shtrenjte, nga kompania e palicencuar, ne kohen qe bllokun e ke ne remont 5. Shfrytzoje per ndermjetsim Ambasadorin me ndikim ne pushtet (Martin Berishaj)” – ka shkruar ai në Facebook.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se kanë vjedhur rrymën dhe kanë dyfishuar çmimin e energjisë elektrike.

“Me Nagipin vodhën rrymën në kohën kur në bursa çmimi kishte arritur majat e papara. Popullit ja dyfishuan çmimin, e Nagipin dhe Martinin që ndërmjetësuan në shitjen e rrymës serbe ende i mbrojnë dhe i mbajnë si heronj. Mbi 280 milionë euro para të popullit i larguan nga konkurrenca dhe ligji dhe me partnerë në krim i përdorën si me qenë plaçkë gjahu.” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Aktakuza ndaj Krasniqit

Nagip Krasniqit, ish-Kryeshefit të KEK-ut, sipas aktakuzës dyshohet t’i ketë shkaktuar Korporatës Enegjeretike të Kosovës 3.2 milionë euro dëme, shmangie tatimore prej mbi 500 mijë euro si dhe favorizimin e një kompania sllovene (të palicensuar) duke e lejuar të tregojë energji elektrike në Kosovë në kundërshtim me ligjet.

Nagip Krasniqi ngarkohet me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar”.

Sipas aktakuzës, “duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri më datë 19 prill 2023 në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar respektivisht Kryeshefit Ekzekutiv në KEK, shfrytëzon detyrën zyrtare me qëllim që operatorit ekonomik “Holding Slovenske Elektrane” – HSE nga Sllovenia t’ia mundësoj tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës në kundërshtim me nenin 32 par. 2 dhe 3 të Ligjit për Energjinë Elektrike dhe nenin 28 par.1 dhe par.2 dhe nenin 30 par. 1 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë“.

Kështu që me dashje aprovon blerjet, nënshkruan kontrata dhe autorizon nënshkrimin e tyre si dhe konfirmon vazhdimin e tregtimit me operatorin në fjalë, ani pse ishte në dijeni se nuk mund të tregtohej energji elektrike me këtë operator derisa ai nuk licencohej apo nuk i njihej licenca nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Me këtë rast, të njëjtit i mundësohet përfitimi pasuror si dhe shmangia nga pagesat tatimore në Republikën e Kosovës dhe për pasojë dëmtimin në shkallë të madhe të buxhetit të Kosovës apo në vlerë prej 531.920.79 euro, dëmtimin apo diskriminimin e operatorëve tjerë ekonomik konkurrent që operonin në tregun e Kosovës e që ishin të licencuar dhe i nënshtroheshin obligimeve tatimore si shkaktimin e dëmit material Korporatës Energjetike të Kosovës në shkallë të madhe apo në vlerë prej 3.229.905.00 euro”