Shala: Kurtit po i bie në mend për diasporën në prag të zgjedhjeve

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, thotë për Front Online se për diasporën po i bie në mend Kurtit në fund të mandatit të tij. Ai e pyet kryeministrin se ku ka qenë që katër vite dhe çfarë ka bërë për mërgimtarët? “Kurti diasporës u është drejtuar në fund […]

Shala: Kurtit po i bie në mend për diasporën në prag të zgjedhjeve
shala:-kurtit-po-i-bie-ne-mend-per-diasporen-ne-prag-te-zgjedhjeve

shala:-kurtit-po-i-bie-ne-mend-per-diasporen-ne-prag-te-zgjedhjeve


Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, thotë për Front Online se për diasporën po i bie në mend Kurtit në fund të mandatit të tij.

Ai e pyet kryeministrin se ku ka qenë që katër vite dhe çfarë ka bërë për mërgimtarët?

“Kurti diasporës u është drejtuar në fund të mandatit, pak muaj para shpalljes së zgjedhjeve, kryeministrit i bie në mend për diasporën në prag të zgjedhjeve. Pse nuk e bëri këtë thirrje në fillim të mandatit, çka ndodhi që katër vite me diasporën, sa investuan e pse nuk investuan”, pyet deputeti i PDK-së Shala.

Sipas tij, pakoja e kryeministrit për diasporën është për t’i mashtruar ata.

“Kjo është lojë politike e fillim i fushës elektorale për të mashtruar diasporën. Asnjë iniciativë që favorizon diasporën në këtë mandat nuk ka ardhur, ka qenë e harruar”, tha ai.