Policia e Kosovës shënon 25-vjetorin me gara sportive

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, janë organizuar gara sportive që kanë zgjatur rreth tre muaj, përfshirë disiplina të ndryshme sportive si futboll, volejboll, atletikë, vrapim, shah, dhe qitje me armë. Ndeshja finale është organizuar sot në sallën e sporteve “Adem Jashari” në Obiliq. Pjesëmarrës ishte […]

Policia e Kosovës shënon 25-vjetorin me gara sportive
policia-e-kosoves-shenon-25-vjetorin-me-gara-sportive

policia-e-kosoves-shenon-25-vjetorin-me-gara-sportive

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, janë organizuar gara sportive që kanë zgjatur rreth tre muaj, përfshirë disiplina të ndryshme sportive si futboll, volejboll, atletikë, vrapim, shah, dhe qitje me armë.

Ndeshja finale është organizuar sot në sallën e sporteve “Adem Jashari” në Obiliq. Pjesëmarrës ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

“Kolonel Hoxha gjithashtu njoftoi se Policia e Kosovës ka nisur procedurat për regjistrimin e Shoqatës Sportive Policore, për të qenë pjesë aktive në gara sportive të ndryshme në vend dhe jashtë tij”, njofton Policia e Kosovës.

Në aktivitet janë përfshirë edhe policet femra, teksa aktivitetet për shënimin e 25 vjetorit të Policisë së Kosovës do të vazhdojnë edhe më 4 dhe 5 shtator, dhe do të kulmojnë me ceremoninë zyrtare më 6 shtator, në Ditën e Themelimit të Policisë së Kosovës.