LSDM-ja nesër do të protestojë para Ministrisë së Arsimit, VMRO-ja: Mësuesit mos bien pre e thashethemeve partiake

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë së Veriut (LSDM) ka paralajmëruar tubim para Ministrisë së Arsimit për të shprehur pakënaqësitë ndaj mos-rritjes së pagave në arsim. Reaguan nga VMRO-DPMNE, thonë se mësimdhënësit abuzohen politikisht, raporton Portalb.mk. Deputetja e LSDM-së Daniella Nikollova theksoi se Mickoski dhe Janevska e thyen plotësisht premtimin për rritjen e pagave të mësuesve. “Nesër, […]

LSDM-ja nesër do të protestojë para Ministrisë së Arsimit, VMRO-ja: Mësuesit mos bien pre e thashethemeve partiake
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh), foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë së Veriut (LSDM) ka paralajmëruar tubim para Ministrisë së Arsimit për të shprehur pakënaqësitë ndaj mos-rritjes së pagave në arsim. Reaguan nga VMRO-DPMNE, thonë se mësimdhënësit abuzohen politikisht, raporton Portalb.mk.

Deputetja e LSDM-së Daniella Nikollova theksoi se Mickoski dhe Janevska e thyen plotësisht premtimin për rritjen e pagave të mësuesve.

“Nesër, të dielën, më 1 shtator, LSDM përmes Komisionit për Arsim organizon tubim të arsimtarëve dhe punëtorëve arsimorë. Tubimi do të jetë para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Shkup me fillim nga ora 11:30. Me sloganin “Nuk keni justifikime, rrisni pagat do të kërkojmë rritje 12% të pagave në arsim dhe plotësimin e kërkesave të mësuesve”. Ky tubim para fillimit të vitit shkollor është një alarm, një paralajmërim. Është një tubim ku do të shprehet revolta ndaj politikave të gabuara në arsim nga qeveria e DPMNE-së dhe Vesna Janevska”, tha Nikollova.

Reaguan nga VMRO-DPMNE, deputeti Sergej Popov tha se LSDM-ja për shtatë vite në pushtet kishte mundësi të punojë për popullin, por nuk e bëri.

“LSDM dhe BDI po abuzojnë brutalisht me mësimdhënësit duke organizuar protestë partiake, duke dëshmuar se kush qëndron pas sindikatës së pretenduar. Qeveri që vonoi pagimin e pagave dhe manipuloi rritjen e tyre, pa përmendur inflacionin e lartë që hëngri rrogat e të gjithë qytetarëve, përfshirë mësuesit. I bëjmë thirrje mësuesve që të mos bien pas thashethemeve partiake. Që të mos i nënshtroheshin presionit të opozitës, e cila ishte në pushtet për 7 vite dhe nuk u kujdes t’u siguronte dinjitet dhe një jetë të denjë”, tha Popov.

Në fillim të muajit gusht, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska bëri të ditur se arsimtarët nga marsi i vitit të ardhshëm do të kenë rritje të pagave prej 12 përqind.