Maqedoni, nxënësit e shkollave private kërkojnë që transporti falas të vlejë edhe për ata

Pavarësisht se Kushtetuta parashikon trajtim të barabartë për nxënësit e shkollave të mesme publike dhe private në vend, situata aktuale në praktikë nuk e tregon këtë. Nxënësit e shkollave të The post Maqedoni, nxënësit e shkollave private kërkojnë që transporti falas të vlejë edhe për ata appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Maqedoni, nxënësit e shkollave private kërkojnë që transporti falas të vlejë edhe për ata

Pavarësisht se Kushtetuta parashikon trajtim të barabartë për nxënësit e shkollave të mesme publike dhe private në vend, situata aktuale në praktikë nuk e tregon këtë. Nxënësit e shkollave të mesme nga shkollat ​​private duhet të paguajnë biletë për udhëtim.

Ata kërkojnë që t’u mundësohet transport pa pagesë në shkollat private, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në qershor të vitit 2023, ish-kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Luka Paviqeviq, paraqiti në Gjykatën Kushtetuese iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së pjesëve të Ligjit për Arsimin e Mesëm. Në të njëjtin vit në dhjetor, Unioni ia arriti qëllimit, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese se trajtimi i ndryshëm i nxënësve të shkollave të mesme në lidhje me fitimin e të drejtës për të përdorur transportin falas është në kundërshtim me nenin 9 paragrafi 2 dhe nenin 44 paragrafi 2 të Kushtetuta. Me këtë kemi pritur që institucionet do t’u mundësojnë nxënësve të ushtrojnë të drejtën e tyre për transport falas”, thonë nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme.

Dy muaj pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me fillimin e vitit të ri shkollor, Ndërmarrja Publike Transportuese bëri të ditur se të gjithë nxënësit e shkollave të mesme do të marrin bileta falas, përveç atyre të shkollave private.

Edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës heq dorë nga përgjegjësia dhe thotë se nga buxheti i shtetit ndahen mjete vetëm për arsimin publik.

Ndërkohë që institucionet ia kalojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vendit nuk respektohet. Prandaj Unioni i bën thirrje Ministrisë së Arsimit, Bashkisë së Shkupit dhe NTP-së që të respektojnë Kushtetutën dhe ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

The post Maqedoni, nxënësit e shkollave private kërkojnë që transporti falas të vlejë edhe për ata appeared first on Flaka, në çdo lajm... .