Ekstradohet nga Italia për në Shqipëri, Agron Tufa i dënuar me 30-vjet

Është ekstraduar nga Italia, shtetasi i Shqipërisë Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Italia në Shqipëri, shtetasi Agron Tufa, 52 vjeç, banues në Nikël. Ky shtetas u […]

Ekstradohet nga Italia për në Shqipëri, Agron Tufa i dënuar me 30-vjet
ekstradohet-nga-italia-per-ne-shqiperi,-agron-tufa-i-denuar-me-30-vjet

ekstradohet-nga-italia-per-ne-shqiperi,-agron-tufa-i-denuar-me-30-vjet

Është ekstraduar nga Italia, shtetasi i Shqipërisë Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Italia në Shqipëri, shtetasi Agron Tufa, 52 vjeç, banues në Nikël.

Ky shtetas u kap në Bari, Itali, në muajin janar 2024, gjatë operacionit policor të koduar “Informacioni”, i finalizuar si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.

Agron Tufa, në bashkëpunim me shtetasin H. R., ka vrarë me armë zjarri, në Nikël, Krujë, shtetasin K. H., dhe më pas e kanë djegur trupin e tij.