Izmaku: Paralajmërimet e vazhdueshme per koordinim, e treguan sot rezultatin, u kthym ne vitin 2000!

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, ndërmori një aksion për mbylljen e institucioneve paralele në Veri të vendit. Ky aksion u pasua me kritika të forta nga ndërkombëtarët ku u tha se i njëjti u zhvillua pa koordinim me ta. E mëngjesin e sotëm u pa shtim i trupave të KFOR mbi Urën e […]

Izmaku: Paralajmërimet e vazhdueshme per koordinim, e treguan sot rezultatin, u kthym ne vitin 2000!
izmaku:-paralajmerimet-e-vazhdueshme-per-koordinim,-e-treguan-sot-rezultatin,-u-kthym-ne-vitin-2000!

izmaku:-paralajmerimet-e-vazhdueshme-per-koordinim,-e-treguan-sot-rezultatin,-u-kthym-ne-vitin-2000!

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, ndërmori një aksion për mbylljen e institucioneve paralele në Veri të vendit.

Ky aksion u pasua me kritika të forta nga ndërkombëtarët ku u tha se i njëjti u zhvillua pa koordinim me ta.

E mëngjesin e sotëm u pa shtim i trupave të KFOR mbi Urën e Ibrit.

Në lidhje me situatën e krijuar ka folur zyrtarja e Nisma-Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku.

Izmaku tha se paralajmërimet e vazhdueshme për koordinim e treguan sot rezultatin dhe se Kosova u kthye në vitin 2000.

“Paralajmerimet e vazhdueshme per koordinim, e treguan sot rezulttatin. Na u kthyem ne vitin 2000. Tash nuk jemi më në situate të njejte. Lejet për qarkullim do te mirren mga KFOR-i.Nese do te kishte më shume mend nga qeveria, do te kishim nje proces me normal, edhe tek hapja e Ures edhe raportet me partnere nderkombetar” tha Izmaku për “Gazeta Blic”.

Izmaku tha se do të duhet kohë të kthehet besimi tek partnerët e Kosovës.

“Kush e ka mendu qe 25 vite pas lufte, ne do te marrim mesazhe te tilla të përnjehershme nga ambasadat. Nuk i gezohemi kesaj situate aspak, do te na duhet kohë të kthejmë besimin tek partneret tanë, do të jemi një hap pas tek anetaresimi ne NATO. Askush se do nje shtet që është ne mbeshtetje nderkombetare dhe nuk e perfill aleancen e cila e nxori nga sundimi, e shpetoi nga mbijetesa” tha Izmaku.