Izraeli: Cilido qoftë sulmi i Iranit, do të ketë një përgjigje

Izraeli ka përcjellë mesazhe në ditët e fundit për Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane se çdo sulm i drejtpërdrejtë nga Irani do të përballet me një sulm izraelit në tokën iraniane, sipas Radio Army. Në raport thuhet se qeveria izraelite e ka bërë të qartë se është e vendosur të sulmojë Iranin edhe [...]Read More...

Izraeli: Cilido qoftë sulmi i Iranit, do të ketë një përgjigje

Izraeli ka përcjellë mesazhe në ditët e fundit për Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane se çdo sulm i drejtpërdrejtë nga Irani do të përballet me një sulm izraelit në tokën iraniane, sipas Radio Army.

Në raport thuhet se qeveria izraelite e ka bërë të qartë se është e vendosur të sulmojë Iranin edhe nëse një sulm nga Irani nuk shkakton viktima në Izrael.

Mesazhet thuhet se synojnë parandalimin e presionit nga komuniteti ndërkombëtar për t’u përmbajtur nga përgjigjja me forcë ndaj një sulmi iranian.

Më herët, ministria e Jashtme iraniane tha se thirrjeve për përmbajtje kundër Izraelit, të bëra nga Franca, Gjermania dhe Britania iu “mungon logjika politike dhe bie ndesh me parimet e së drejtës ndërkombëtare”.

Të tre vendet evropiane lëshuan të hënën një deklaratë duke i bërë thirrje Iranit të përmbahet nga sulmet kundër Izraelit pas vrasjes së Ismail Haniya, udhëheqësit politik të organizatës islamike palestineze Hamas, në Teheran muajin e kaluar.

“Pa kundërshtuar krimet e regjimit sionist (Izraelit), deklarata e të treve i kërkon paturpësisht Iranit që të mos përgjigjet ndaj shkeljes së sovranitetit dhe integritetit territorial të tij ”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani.

Kanaani nënvizoi se Teherani është i vendosur të bllokojë Izraelin dhe i bëri thirrje Parisit, Berlinit dhe Londrës “të ngrihen njëherë e përgjithmonë kundër luftës në Gaza dhe Izraelit luftëdashës”./abcnews.al