“Izraeli të mos vrasë civilë”, apeli i Kamala Harris: Luftë Hamasit, pa vrarë të pafajshëm

Zëvendës Presidentja e SHBA Kamala Harris dhe njëkohësisht kandidatja demokrate për garën presidenciale të nëntorit ka dënuar vrasjen e civilëve të pafajshme në Rripin e Gazës dhe I ka kërkuar Izraelit që të tregohet i përgjegjshëm me operacionet e tyre ushtarake. Harris Deklaroi se Tel Avivi ka të drejtë që të luftojë kundër Hamas, por [...]Read More...

“Izraeli të mos vrasë civilë”, apeli i Kamala Harris: Luftë Hamasit, pa vrarë të pafajshëm

Zëvendës Presidentja e SHBA Kamala Harris dhe njëkohësisht kandidatja demokrate për garën presidenciale të nëntorit ka dënuar vrasjen e civilëve të pafajshme në Rripin e Gazës dhe I ka kërkuar Izraelit që të tregohet i përgjegjshëm me operacionet e tyre ushtarake.

Harris Deklaroi se Tel Avivi ka të drejtë që të luftojë kundër Hamas, por gjihashtu duhet të shmang viktimat civile. Zëvendës Presidentja e SHBA deklaroi se gjëja më e rëndësishme mbi të cilën duhet të punohet është arritja e një armëpushumi dhe lirimi i të gjithë pengjeve të rrëmbyera më 7 tetor.

“Ka shumë civilë të vrarë. Izraeli ka të drejtë të ndjekë terroristët e Hamas dhe të luftojë kundër tyre, por ky shtet ka gjithashtu përgjegjësinë për të shmangur vrasjen e civilëve. Ne kemi nevojë të lirojmë pengjet e rrëmbyere më 7 tetor, kemi nevojë për një armëpushim. Kjo marrëveshje duhet të arrihet tani.”

Komentene e Zëvendës Presidentes Amerikane mbi viktimat civile në Rripin e Gazës erdhën pasi Izraeli shënjestroi me sulmet e tyre këtë të shtunë  një shkollë e cila shërbente si strehimore në qytetin e Gazës duke lënë të vrarë mbi 100 persona.

Tel Avivi deklaroi se ata shënjestruan me sulmin e tyre terrorist Militantët e grupeve Terroriste Hamas dhe Xhihadit Islamk.

Sulmi i të shtunës u dënua nga vendet Perëndimore dhe ato rajonale në Lindjen e Mesme, me Egjiptin që deklaroi se Izraeli nuk synon që të arrijë armëpushim apo përfundim të luftës në Rripin e Gazës./abcnews.al