“Jeta ime s’ka kuptim pa ty”, postimi prekës i Edlira Çepanit për Gert Bogdanin: Zoti merr pranë vetes më të mirët

Edlira Çepani ka reaguar sërish për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani. Ish-deputeti demokrat u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare, pas një ataku kardiak. Miqtë dhe kolegët kujtojnë Gerti Bogdanin: Humbje e madhe për PD-në, njerëz si ai janë të rrallë Çepani ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, ku... The post “Jeta ime s’ka kuptim pa ty”, postimi prekës i Edlira Çepanit për Gert Bogdanin: Zoti merr pranë vetes më të mirët appeared first on AfterParty.

“Jeta ime s’ka kuptim pa ty”, postimi prekës i Edlira Çepanit për Gert Bogdanin: Zoti merr pranë vetes më të mirët

Edlira Çepani ka reaguar sërish për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani.

Ish-deputeti demokrat u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare, pas një ataku kardiak.

Miqtë dhe kolegët kujtojnë Gerti Bogdanin: Humbje e madhe për PD-në, njerëz si ai janë të rrallë
Çepani ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se Bogdani ishte gjysma e saj më e mirë dhe se familja e tij ka nevojë për të.

Ajo rikujton sërish se homazhet do të mbahen në Sallën e Seancave Plenare në Parlament nga ora 10-12 dhe më pas do të bëhet varrimi në varrezat e Sharrës.

Reagimi:

Ti e dije qe jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime!

Ti e di qe une nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashe ndonjehere mjaftueshem sa te adhuroj!!!

Zoti merr prane vetes me te miret, por ty s’duhet te te kishte marre, se une, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje per ty, per dashurine tende per jeten, per keshillen e drejte qe jep gjithmone, per modelin e duhur qe je gjithmone!

Bota eshte nje vend i pavlere pa ty! Do te te duam perjete, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu me i mire qe do jetoje ndonjehere ne kete bote!

Do te te dua çdo dite te jetes derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugetimi tim!

Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.

The post “Jeta ime s’ka kuptim pa ty”, postimi prekës i Edlira Çepanit për Gert Bogdanin: Zoti merr pranë vetes më të mirët appeared first on AfterParty.