Katër të vdekur nga Covid-19, javën e kaluar kishte 57 raste të reja

Në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik thuhet se janë regjistruar 57 raste të reja me Kovid 19 javën e kaluar, që është një rënie prej 48.6% krahasuar The post Katër të vdekur nga Covid-19, javën e kaluar kishte 57 raste të reja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Katër të vdekur nga Covid-19, javën e kaluar kishte 57 raste të reja

Në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik thuhet se janë regjistruar 57 raste të reja me Kovid 19 javën e kaluar, që është një rënie prej 48.6% krahasuar me javën e kaluar. Personat e sëmurë me COVID-19 janë në të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i rasteve janë grupmoshën mbi 60 vjeç. Në raport thuhet se shumica e të sapoinfektuarve, ose gjithsej 39, janë në Shkup, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Dellçevë.

Instituti i Shëndetit Publik

Në periudhën nga 9 deri më 15 shtator në vend janë regjistruar 57 raste të reja me COVID-19, janë raportuar katër persona të vdekur, dy në Shkup dhe nga një në Manastir dhe Tetovë, të gjithë mbi 70 vjeç dhe të pavaksinuar”.

Gjatë kësaj periudhe në laboratorët ku bëhet testimi molekular dhe antigjenik për praninë e virusit janë marrë 285 materiale, që është 36.5 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.

Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, që nga fillimi i vitit 2024 e deri më 15 shtator, në vend janë regjistruar 1560 të sëmurë dhe 20 të vdekur me Covid-19, ndërsa që nga shfaqja e rastit të parë të Covid-19 më 26 shkurt 2020, janë raportuar gjithsej 351,876 pacientë me këtë virus dhe 9,999 vdekje të lidhura me virusin.

/SHENJA/

The post Katër të vdekur nga Covid-19, javën e kaluar kishte 57 raste të reja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .